Ndërlidhjet

Të paktën 28 pelegrinë vdesin në një aksident në Iran


Pelegrinët shiitë presin në një stacion hekurudhor për të udhëtuar drejt Qerbelasë më 19 gusht 2024.
Pelegrinët shiitë presin në një stacion hekurudhor për të udhëtuar drejt Qerbelasë më 19 gusht 2024.

Një autobus që po bartte pelegrinë pakistanezë u rrokullis në Iran, duke lënë të vdekur të paktën 28 pasagjerë, raportoi media shtetërore më 21 gusht.

Sipas raportimit, 23 persona të tjerë janë lënduar, teksa ishin duke udhëtuar drejt Irakut.

Aksidenti ndodhi në orët e vona të 20 gushtit në provincën qendrore iraniane të Jaztdit. Aksidenti u shkaktua nga një defekt teknik në sistemin e frenimit të autobusit, sipas hetimeve fillestare të kryera nga policia e trafikut në Iran.

Miliona myslimanë shiitë aktualisht po marrin pjesë në pelegrinazhin e Arbainit, në Qerbela të Irakut.

Kjo ngjarje shënon zinë 40-ditore pas martirizimit të Imam Husein bin Ali, një figurë qendrore e islamit shiit dhe nipi i Profetit Muhamed.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG