Ndërlidhjet

Mbi 1.200 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë


Një infermiere punon brenda njësisë së kujdesit intensiv dhe kujdeset për një pacient me COVID-19 në Klinikën për Sëmundje Infektive. Prishtinë, 1 shtator 2021.
Një infermiere punon brenda njësisë së kujdesit intensiv dhe kujdeset për një pacient me COVID-19 në Klinikën për Sëmundje Infektive. Prishtinë, 1 shtator 2021.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Kosovë janë regjistruar një viktimë dhe 1.266 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 3.609 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 35.07.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1.606 pacientë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 9.252.

Një treg i kafshëve në qytetin Vuhan të Kinës, ka qenë epiqendra e pandemisë së koronavirusit, sipas dy studimeve të reja që janë publikuar në revistën shkencore, Science.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG