Ndërlidhjet

Britania shpall "gjendje emergjente për ambientin dhe klimën"


Lideri opozitar në Britani, Jeremy Corbyn.
Lideri opozitar në Britani, Jeremy Corbyn.

Parlamenti britanik ka miratuar një mocion të liderit opozitar, Jeremy Corbyn, për të shpallur “gjendje emergjente për ambientin dhe klimën” si dhe për të marrë masa për mbrojtjen e ambientit për gjeneratat e ardhshme.

“Sot ne kemi parë diçka të mrekullueshme: Parlamenti britanik ka miratuar mocionin e laburistëve dhe është bërë shteti i parë në botë që ka shpallur gjendje emergjente për ambientin dhe klimën”, është shprehur Corbyn.

Mocioni jodetyrues është miratuar në mënyrë anonime.

Ai i bën thirrje Qeverisë së kryeministres britanike, Theresa May që të bëjë propozime në parlament në gjashtë muajt e ardhshëm për të “përmirësuar ambientin natyror në Britani”.

Ky mocion po ashtu kërkon rritje të mbështetjes dhe hapa ambiciozë për energji të ripërtrishme dhe transport.

Ky hap vjen pas gati dy javëve të protestave në Londër nga disa grupe aktiviste, të cilët kanë kërkuar marrjen e masave kundër ndryshimeve klimatike.

Ministri britanik i Ambientit, Michael Gove është takuar me aktivistët, mirëpo ka zhgënjyer shumë prej tyre pasi situatën e ka cilësuar “serioze” dhe jo “emergjente”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG