Ndërlidhjet

SHBA-ja nuk pranon referendumin kurd


Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

Shtetet e Bashkuara nuk i njohin rezultatet e referendumit për pavarësi, të mbajtura në rajonin autonom të Irakut, Kurdistan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka lëshuar një deklaratë ku ka thënë se rezultatet e referendumit kanë “ mungesë legjitimiteti” dhe ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për “ Irakun e bashkuar, federal, demokratik dhe të begatë”.

Tillerson po ashtu u ka bërë thirrje “ të gjitha palëve, përfshi fqinjëve të Irakut, për të hedhur poshtë veprimet e njëanshme dhe përdorimin e dhunës”.

Kurdët e Irakut votuan më shumicë në favor të pavarësisë në referendum.

Bagdadi i është përgjigjur këtij veprimi duke ndaluar lidhjet direkte ajërore të rajonit me botën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG