Zjarri vdekjeprurës që tronditi jugafrikanët

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit shihen pranë trupave të viktimave nga zjarri vdekjeprurës në një ndërtesë në Johanesburg, Afrika e Jugut, 31 gusht 2023. Si pasojë e zjarrit në ndërtesën shumëkatëshe humbën jetën më shumë se 70 persona.

Zjarrfikësit duke ecur pranë ndërtesës tashmë të djegur në Johannesburg, Afrika e Jugut, 31 gusht 2023.

Shërbimi Emergjent i Johanesburgut tha se më shumë se 50 persona të tjerë u lënduan nga zjarri, i cili shpërtheu në orët e hershme të 31 gushtit.

“Po shkojmë nga kati në kat për t’i tërhequr trupat. Kjo është një ditë e trishtueshme për qytetin e Johanesburgut. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë gjatë 20 vjetëve sa jam në shërbim”, tha Robert Mulaudzi, zëdhënës i Shërbimit Emergjent.

Disa banorë duke qarë pranë vendit të ngjarjes. 

Trupat e mbuluar të viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit vdekjeprurës në orët e para të mëngjesit të 31 gushtit në Johannesburg, Afrika e Jugut.

Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë, njoftuan zyrtarët e shërbimeve emergjente.

 

Sipas autoriteteve, ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në ndërtesë.

Ekipet e emergjencës shihen pranë trupave të viktimave.

Dy gra duke qarë pranë trupave të viktimave nga zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në orët e para të mëngjesit në Johannesburg.

Në ndërtesë mund të kenë qenë duke jetuar rreth 200 njerëz, sipas dëshmitarëve.

Zjarrfikësit duke punuar në vendin e ngjarjes.

Njerëzit e mbledhur pranë vendit të ngjarjes në Johannesburg.

Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e zjarrit vdekjeprurës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)