Zjarret misterioze përfshijnë Rusinë

15 dhjetor: Pasojat e një "shpërthimi të zjarri" që vrau dy persona në rafinerinë e naftës Angarsk, pranë liqenit Baikal në Siberi. Fabrika është një nga rafineritë më të mëdha të përpunimit të naftës në Rusi, me një kapacitet prodhimi vjetor prej më shumë se 10 milionë tonelata naftë.

12 dhjetor: Një zjarr shembi një pjesë të çatisë së qendrës tregtare Stroipark në Balashikha, në lindje të Moskës. Sipas raportimeve të mediave ruse, një punonjës i qendrës tregtare pësoi  djegie në traktin respirator ndërsa përpiqej të shuante zjarrin para se të arrinin zjarrfikësit.

Kjo hartë tregon vendet ku ndodhën zjarret së fundi në të gjithë Rusinë.

10 dhjetor: Zjarrfikësit duke u përpjekur të shuajnë një zjarr që shpërtheu në rezidencën Lopukhin, një ndërtesë historike në qendër të Moskës, e cila është pjesë e Muzeut Shtetëror të Arteve të Bukura Pushkin.

9 dhjetor: Zjarrfikësit gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në një fabrikë prodhimi gomash në Barnaul në Rusinë jugore. Raportet lokale sugjerojnë se fabrika do të jetë jashtë funksionit për rreth gjashtë muaj, kurse rreth 1200 personat që punonin në uzinë janë dërguar në pushim.

9 dhjetor: Një dyqan, OBI, i shkatërruar në veriperëndim të Moskës pasi zjarri shkatërroi ndërtesën. Një video amatore tregon një zinxhir shpërthimesh të mëdha që ndodhën gjatë zjarrit, ku mbeti i vrarë një person.

7 dhjetor: Një zjarr dogji një qendër tregtare në Nazran, Ingusheti, në rajonin e Kaukazit të Veriut. Zjarri raportohet se filloi me një shpërthim të shkaktuar nga gazi, ndërsa u lënduan katër persona.

6 dhjetor: Një rezervuar nafte duke u djegur në Kursk, një qytet rreth 90 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Guvernatori rajonal fajësoi për zjarrin një sulm me dron, pas së cilit besohet se qëndron Ukraina.

3 dhjetor: Një qendër veturash duke u djegur në Shën Petersburg. Në kuadër të qendrës ishin dyqane pjesët e makinave, dyqanet e gomave dhe dyqanet e mekanikëve.

2 dhjetor: Zjarri në çatinë e një fabrike të përpunimit të mishit në Moskë. Më shumë se 100 zjarrfikës u nevojitën për shuarjen e flakëve. Dymbëdhjetë persona u evakuuan nga ndërtesa dhe askush nuk u lëndua.

30 nëntor: Zjarrfikësit duke luftuar me flakët në një magazinë dhe një fabrikë prodhimi të plastikës në Volgograd, në Rusinë jugperëndimore. Zjarri përfshiu një sipërfaqe prej rreth 1500 metrash katrorë dhe u deshën tetë orë për ta shuar. Nuk raportohet për viktima.

30 nëntor: Një flakë masive përfshiu rezervuarët e naftës në rrethin Surazh të rajonit Bryansk në Rusinë perëndimore. Raportet e pakonfirmuara fajësuan për zjarrin eksplozivët ndezës të hedhur nga një dron.

25 nëntor: Pasojat e një zjarri në qendrën tregtare Yelokhovsky, në Moskë, i cili u vu nën kontroll përpara se të përhapej në dyqanet përreth.

20 nëntor: Njerëzit filmojnë një zjarr që përfshiu një magazinë në qendër të Moskës. Dy trupa u gjetën më vonë në rrënojat e ndërtesës. Raportimet e mediave lokale thonë se gjatë zjarrit ndodhi një shpërthim.

19 nëntor: Një top zjarri përfshiu një tubacion gazi në një zonë pyjore jashtë Shën Petersburgut. Videoja që kapi shpërthimin e zjarrit, tregon një shpërthim dhe top zjarri që mund të shihej qartë nga qendra e qytetit.

19 nëntor: Një zjarr në një bllok apartamentesh vrau të paktën nëntë persona, në mesin e tyre edhe tre fëmijë, në qytetin Tymovskoye në ishullin Sakhalin në lindje të Rusisë. Incidenti tragjik thuhet se u shkaktua nga gazi.

Një zjarr vdekjeprurës në një rafineri nafte në Rusi më 15 dhjetor është më i fundit në një varg zjarresh të mëdha që kanë goditur Rusinë që nga muaji i kaluar. Flakët kanë shkatërruar disa nga objektet që ishin jetike për pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës nga Moska.