Rusia në luftë me zjarre misterioze

Zjarr në një depo nafte në Kstovë, në rajonin e Nizhni Novgorod të Rusisë, më 22 mars. Shtatë depo të karburantit dizel thuhet se janë përfshirë nga flakët.

Shtëllunga tymi e zjarri ngrihen mbi një depo nafte në Belgorod, qytet rus që ndodhet 30 kilometra nga kufiri me Ukrainën, më 1 prill. Sipas një zyrtari lokal, zjarri u shkaktua nga një sulm ajror nga dy helikopterë ukrainas. Videoja e pasojave të incidentit tregon dy helikopterë të armatosur që kalojnë në çatitë e qytetit jugperëndimor rus. Ukraina mohoi çdo përfshirje të saj.

 

Një ndërtesë historike në Riazan, 180 kilometra në juglindje të Moskës, digjet më 1 prill. 

 

Një zjarr në një oborr me lëndë druri në Birobizhan më 4 prill. Qyteti është kryeqyteti administrativ i Rajonit Autonom Hebre rus në Siberinë e largët lindore.

 

Zjarri përfshiu një ndërtesë të Uzinës Kimike Dmitrievski pranë Ivanovës, rreth 240 kilometra në verilindje të Moskës, më 21 prill.

 

Instituti Qendror i Kërkimeve të Forcave të Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Rusisë në Tver u dogj më 21 prill. Të paktën 22 persona humbën jetën nga flakët, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

 

Djegia e depove të naftës në Brajansk, më 25 prill. Qyteti rus shtrihet 110 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

 

Zjarrfikësit tentojnë të shuajnë një zjarr në një objekt magazinimi për tretës të paidentifikuar në rajonin e Nizhni Novgorod të Rusisë, më 4 maj.

 

Një qendër tregtare duke u djegur në Ishim, në rajonin jugor të Tymenit të Rusisë, më 28 prill.

 

Vendasit shikojnë se si zjarri ka përfshirë një treg në Vlladikavkaz, qytet afër kufirit me Gjeorgjinë, më 6 maj.

 

Ekipet e zjarrfikësve tentojnë të shuajn një zjarr në një ndërtesë historike në Jurkutsk, Siberi, më 13 maj.

 

Zjarri përfshin një depo magazinimi për farat e lulediellit pranë Penzës, një qytet 550 kilometra në juglindje të Moskës, më 21 maj. 

 

Zjarri është parë në një cep të fabrikës së kozmetikës Nefis në Kazan, më 28 maj.

 

Flakë në anën e Grand Setun Plaza në Moskë më 3 qershor. Dy persona u plagosën nga zjarri, i cili shkatërroi një pjesë të madhe të qendrës së biznesit.

 

Zjarrfikësit përballen me një mur tymi në fabrikën e prodhimit të gomës Altyn Polimer në rajonin e Tatarstanit më 3 qershor. Thuhet se në fabrikë ruheshin goma dhe plastika.

 

Një zjarr në një stacion shërbimi në Timen më 4 qershor. Si dhe flakët e dokumentuara në këtë galeri, disa sulme me zjarrvënie ndaj zyrave të rekrutimit ushtarak thuhet se kanë ndodhur gjithashtu në të gjithë Rusinë që kur vendi filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

 

Një varg zjarresh në qytetet ruse kanë bërë që disa të spekulojnë se flakët mund të jenë të lidhura me luftën në Ukrainë. Disa nga zjarret kanë dëmtuar objektivat ushtarake, ndërsa të tjerat kanë goditur ndërtesa që nuk kanë lidhje me infrastrukturën e luftës ruse.