Rusia dëbon shtatë diplomatë evropianë

Flamuri rus.

Rusia ka bërë të ditura planet për dëbim të shtatë diplomatëve nga Sllovakia dhe tri vendet e Baltikut, si vazhdimësi e luftës diplomatike, e cila vjen pas supozimeve të Republikës Çeke se spiunët rusë kanë qenë të përfshirë në një shpërthim vdekjeprurës në një depo municioni më 2014.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë përmes një deklarate më 28 prill se ambasadorët e katër kombeve evropiane janë informuar se tre zyrtarë të ambasadës sllovake në Moskë, dy zyrtarë të ambasadës së Lituanisë, dhe nga një zyrtar nga ambasadat e Letonisë dhe Estonisë, duhet të largohen nga Rusia para 5 majit.

Lexoni edhe këtë: Receta e skandalit të spiunimit: Shpërthime, agjentë rusë dhe një tregtar armësh

Më herët gjatë këtij muaj, Republika Çeke ka dëbuar një mori diplomatësh për shkak të akuzave, që kanë nxitur veprim të njëjtë nga Moska.

Javën e kaluar, Lituania, Letonia dhe Estonia – të gjitha ish-republika sovjetike – kanë thënë se do të dëbojnë diplomatë rusë në shenjë solidariteti me çekët, derisa Sllovakia po ashtu i ka thënë Rusisë se tre diplomatë duhet të largohen nga ambasada në Bratislavë, pas supozimeve të ngritura.

Të gjithë këto vende janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.