Pasojat e uraganit Ida në Luiziana

Theophilus Charles, 70-vjeçar, duke qarë para shtëpisë së tij, të dëmtuar rëndë nga uragani Ida, në Huma. (30 gusht 2021)

Autostrada 51 shihet e përmbytur, pasi uragani Ida goditi Lë Plasin. (30 gusht)

Klubi i xhazit "Karnofsky Shop" shihet i shembur nga uragani Ida, në Nju-Orlins. (30 gusht)

Dartanian Stovall duke shikuar shtëpinë që u shemb teksa ai ndodhej brenda saj, përderisa Nju-Orlinsin po e godiste uragani Ida. (30 gusht)

Fran Tribe duke qëndruar bashkë me qenin e saj Dave, para një shtëpie të shkatërruar nga uragani Ida në Huma. (30 gusht)

Një person duke ecur nëpër ujë në Norko, pas përmbytjes së shkaktuar nga uragani Ida. (30 gusht)

Një pemë shihet e rrëzuar në një lagje të përmbytur në Lë Plas, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)

Njerëzit duke reaguar në mes të reshjeve të shiut në një rrugë të përmbytur pas goditjes së Lë Plasit nga uragani Ida. (30 gusht)

Një person duke përdorur një litar në përpjekje për të nxjerrë një veturë të përmbytur në Lë Plas, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)

Një flamur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shihet i ulur në gjysmështizë, pranë një shtëpie të shkatërruar nga uragani Ida, në Litëll Kaju. (30 gusht)

Një burrë duke ecur para një shtylle të dëmtuar elektrike, në një rrugë në Nju-Orlins, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)

Rrugët shihen të përmbytura në Kener, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)

Ndërtesat dhe automjetet shihen të dëmtuara në Lë Plas, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)

Një shtyllë elektrike shihet e dëmtuar në Kener, pranë pemëve të shkulura, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)

Një helikopter shpëtimi duke flutuar mbi një rrugë të përmbytur në Lë Plas, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)

Pjesëtarët e një ekipi shpëtimi duke iu ndihmuar njerëzve që të evakuohen, pas goditjes së Lë Plasit nga uragani Ida. (30 gusht)

Banori Kurt Charpentier duke mbledhur gjethet pas një peme të rrëzuarm si pasojë e uraganit Ida, në Burg. (30 gusht)

Një rrugë shihet e përmbytur në Lë Plas, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)

Një djalë duke ecur nëpër një rrugë të përmbytur, në Nju-Orlins, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)

Një burrë duke u kthyer drejt shtëpisë së tij, nëpër një rrugë të përmbytur, pasi ndau një sasi karburanti për gjenerator me fqinjët e tij, në Kat Of, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)

Një ndërtesë banimi shihet e djegur, pasi uragani Ida goditi Kenerin. (30 gusht)

Theophilus Charles, 70-vjeçar, duke qëndruar brenda shtëpisë së tij, të dëmtuar rëndë nga uragani Ida, në Huma. (30 gusht)