Viti 2022 nëpër foto
Zyra e kryetarit të Almatit duke u djegur pasi iu vu flaka nga një turmë e zemëruar nga rritja e çmimeve të gazit dhe energjisë në Kazakistan, më 5 janar 2022. Protestat përfunduan pas disa javësh dhune, që rezultuan me qindra vdekje, mijëra arrestime, dhe arritjen e trupave ruse.
I papunë, i zhytur në borxhe dhe mezi arrinte t’i ushqente fëmijët e tij: Nooruddin konsideroi se nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të shiste një veshkë, duke u bërë njëri prej gjithnjë e më shumë afganëve të gatshëm të sakrifikojnë një organ për të shpëtuar familjet e tyre.
Dy burra gjysmë të zhveshur duke brohoritur teksa kërcenin gjatë protestave kundër vaksinimit për COVID-19, afër Parlamentit të Kanadasë, në Otavë, Ontario, më 17 shkurt 2022.
Një grua duke brohoritur slogane antiqeveritare, teksa mbante një ombrellë mes tymit të zi gjatë një demonstrate në Buenos Aires, Argjentinë, për të protestuar kundër marrëveshjes së qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të rifinancuar një borxh prej 45 miliardë dollarësh, më 10 mars 2022.
Vladyslava Liubarets (në mes), banore e Buçës, duke ecur bashkë me familjen e saj pranë automjeteve të shkatërruara ushtarake ruse, për t’u takuar me motrën e saj, të cilën nuk e kishte parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, në Buça, qytezën që u rimor në kontroll nga ushtria ukrainase, në veriperëndim të Kievit, më 6 prill 2022. Qindra civilë të torturuar dhe të vrarë janë gjetur në Buça dhe në pjesë të tjera të rajonit të Kievit, pasi ushtria e Rusisë u tërhoq nga këto zona. Trupat ruse hynë në Ukrainë më 24 shkurt, duke çuar në luftime dhe shkatërrim të vendit, dhe duke nxitur një varg sanksionesh të ashpra ekonomike ndaj Rusisë nga vendet perëndimore.
Policia izraelite duke u përleshur me pjesëmarrësit e një funerali, teksa ata bartnin arkivolin e gazetares së vrarë të Al Jazeeras, Shireen Abu Akleh, në Jerusalemin lindor, më 13 maj 2022. Abu Akleh, reportere palestinezo-amerikane, e cila ka mbuluar konfliktin në Lindjen e Mesme për më shumë se 25 vjet, ishte qëlluar dy ditë më herët, gjatë një operacioni ushtarak izraelit në qytezën e Jeninit, në Bregun Perëndimor.
Prezantuesja e TOLO News, Khatereh Ahmadi, duke i lexuar lajmet me fytyrë të mbuluar, në Kabul, Afganistan, më 22 maj 2022. Talibanët po vazhdojnë të aplikojnë interpretimin e tyre të ligjit islamik, duke obliguar të gjitha gratë prezantuese televizive që ta mbulojnë fytyrën gjatë transmetimit.
Protestuesit duke bërë dritë me telefonat e tyre mobilë, teksa marshonin nëpër një rrugë, gjatë një proteste opozitare në qendër të Jerevanit, më 24 maj 2022. Protestat janë zhvilluar nëpër Armeni që prej 25 prillit, kundër një takimi trelateral të 24 majit ndërmjet Armenisë, Azerbajxhanit dhe kreut të Këshillit Evropian, për të ardhmen e Nagorno Karabakut.
Një grumbullues mbeturinash duke kërkuar materiale të riciklueshme, teksa tymi ngrihej lart nga djegia e mbeturinave në një deponi në Nju-Delhi, Indi, në Ditën Botërore të Mjedisit, më 5 qershor 2022.
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, duke qëndruar i shtrirë përtokë, pasi u qëllua dy herë me armë zjarri gjatë një tubimi zgjedhor, në Nara, Japoni perëndimore, më 8 korrik 2022. Abe vdiq nga plagët e marra po atë ditë.
Numa Jahiq duke vajtuar pranë arkivolit me mbetjet mortore të të birit të saj, i cili është në mesin e 50 viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, të identifikuara së voni, në Potoçari, Bosnjë, më 10 korrik 2022. Mijëra njerëz u mblodhën në qytezën e Srebrenicës, në Bosnjë, për të shënuar përvjetorin e 27-të të gjenocidit të vetëm të pranuar në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Një protestues duke qëndruar në tavolinën e kryeministrit të Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, pas hyrjes me forcë në zyrën e tij, në Kolombo, Sri Lankë, më 13 korrik 2022. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Wickremesinghes, pas largimit të presidentit Gotabaya Rajapaksa, i cili iku nga vendi në mes të krizës ekonomike.
Njerëzit duke luajtur një ndeshje futbolli amator, në një fushë me bar të tharë, gjatë një vale të të nxehtit, në Londër, Britani, më 14 gusht 2022.
Një vajzë refugjate ukrainase duke marrë një ari prej pelushi gjatë një organizimi për fëmijët refugjatë në Bukuresht, Rumani, më 24 gusht 2022. Ukrainasit po shënonin përvjetorin e 31-të të pavarësisë.
Gratë iraniane duke bërë një fotografi gjatë një ndeshjeje futbolli në stadiumin Azadi, në Teheran, më 25 gusht 2022. Për herë të parë që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979, gratë iraniane u lejuan të shikonin një ndeshje kampionati.
Presidenti rus, Vladimir Putin, duke bërë homazh para arkivolit të ish-presidentit sovjetik, Mikhail Gorbachev, në Moskë, më 1 shtator 2022.
Kuajt duke kërkuar shpëtim gjatë një zjarri afër Hemetit, në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 5 shtator 2022.
Viktimat e vërshimeve të paprecedente nga shirat e rrëmbyeshëm duke përdorur një krevat për të shpëtuar gjësendet nga shtëpia e tyre e përmbytur, në Xhafarabad, Pakistan, më 5 shtator 2022.
Një ylber i shfaqur mbi Memorialin e Mbretëreshës Victoria, teksa njerëzit mblidheshin para Pallatit Bakingam në Londër, Britani, më 8 shtator 2022. Sipas një deklarate nga pallati, Mbretëresha Elizabeth II ndodhej nën përkujdesje mjekësore në Kështjellën Balmoral, me këshillën e mjekëve të saj, të brengosur për shëndetin e monarkes 96-vjeçare. Njoftimi për vdekjen e saj u bë pak më vonë.
Skeleti i një elefanti që vdiq gjatë thatësirës shihet në Rezervatin Kombëtar Shaba, në Qarkun Isiolo, Kenia, më 22 shtator 2022.
Koonjh, 25-vjeçare, të cilën e kanë zënë ethet, duke u ngushëlluar nga një e afërme, teksa priste për ndihmë mjekësore në Sehvan, Pakistan, më 29 shtator 2022. Vendi ka pësuar një ndër vërshimet më shkatërrimtare në historinë e tij, që kanë goditur fshatrat dhe kanë prekur më shumë se 33 milionë njerëz, duke përmbytur zona të gjera që do t’iu duhen muaj të tërë për t’u tharë, teksa banorët rrezikohen nga malaria, ethet tropikale, dhe sëmundjet e tjera që barten përmes ujit.
Njerëzit në kërkim të të afërmve të tyre duke i shikuar fotografitë e viktimave të shtypjes së turmës në ndeshjen e futbollit, që ndodhi një ditë më herët në Malang, Java lindore, Indonezi, më 2 tetor 2022. Paniku në ndeshjen e futbollit la mbi 100 njerëz të vdekur, shumica e të cilëve ishin shtypur deri në vdekje pasi policia hodhi gaz lotsjellës për të parandaluar dhunën.
Një protestues duke mbajtur një copë druri, si imitim arme, gjatë një proteste ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit Ariel Henry, në Port-o-Prens, Haiti, më 3 tetor 2022.
Trupat e pajetë të emigrantëve qëndrojnë mbi ujë, pasi një anije me vela, që po i transportonte ata, u përplas në shkëmbinj dhe u fundos afër ishullit Kythira, në Greqinë jugore, më 6 tetor 2022.
Momenti kur një aeroplan luftarak rus Su-34 goditi një ndërtesë banimi prej nëntë katesh, duke vrarë 15 persona në qytetin port Jejsk, pasi pësoi dështim të motorit gjatë ngritjes në ajër, më 17 tetor 2022. Njëri nga pilotët (djathtas) arriti të shpëtonte me parashutë.
Një vajzë afgane nëntëvjeçare duke punuar në një fabrikë tullash, në periferinë e Kabulit, Afganistan, më 20 tetor 2022. Agjencitë e ndihmave thonë se numri i fëmijëve që punojnë në Afganistan është gjithnjë në rritje që kur talibanët e rimorën pushtetin në vend, mbi një vit më parë.
Kjo fotografi e publikuar nga një përdorues në rrjetin social Twitter, më 26 tetor 2022, shfaq një grua pa shami koke, duke qëndruar mbi një automjet, teksa mijëra njerëz po shkonin drejt varrezës Aiçi, në Sakez, vendlindje e Mahsa Aminit, në provincën iraniane të Kurdistanit, për të shënuar 40 ditë që nga vdekja e saj, duke shpërfillur masat e ashpërsuara të sigurisë, si pjesë e shtypjes së përgjakshme të protestave të udhëhequra nga gratë. Një valë trazirash ka tronditur Iranin, prej kur 22-vjeçarja Amini vdiq më 16 shtator, pas arrestimit të saj nga policia e moralit, në Teheran, për gjoja shkeljen e rregullave të rrepta të vendit për bartjen e shamisë së kokës, dhe për veshjen modeste.
Kuajt gjatë pjesëmarrjes në kampionatin e Kokparit, një lojë tradicionale ndërmjet dy ekipeve të kalorësve që garojnë për të hedhur një model dhie në një rreth shënimi, në Almati, Kazakistan, më 5 nëntor 2022.
Ekipi kombëtar i futbollit i Iranit zgjodhi të mos e këndonte himnin e vendit të tij, para ndeshjes së tij të parë në Kupën e Botës, kundër Anglisë, më 21 nëntor 2022, në një shenjë të dukshme të mbështetjes për protestuesit në atdhe. Më shumë se dy muaj protestash mbarëkombëtare, të nxitura nga vdekja e një gruaje të re teksa po ndodhej në mbajtje nga policia e moralit, janë ndër sfidat më të forta për udhëheqësit klerikë të Iranit, që prej Revolucionit Islamik të 1979-s.
Njerëz të mbledhur për të bërë homazhe, duke mbajtur fletë të bardha për të protestuar kundër kufizimeve për shkak të sëmundjes së koronavirusit, gjatë një përkujtimi për viktimat e një zjarri në Urumqi, teksa përhapja e COVID-19 po vazhdon në Pekin, Kinë, më 27 nëntor 2022.
Automjete të shkatërruara para një qendre tregtare, e cila u shkretua gjatë luftimeve në Mariupol, Ukrainë, më 10 dhjetor 2022.
Rreth 250.000 banorë llogaritet të kenë braktisur qytetin, ndërsa nja 300.000 të tjerë ende qëndrojnë aty. Deri në 70 për qind e pronave të banueshme në Mariupol janë shkatërruar si dhe rreth 5.000 civilë janë vrarë nga luftimet dhe bombardimet, ka thënë Konstantin Ivashchenko, kryetar i ri i qytetit.