Norvegjia ushqen Dhelprat e Arktikut

Një dhelpër e bardhë arktike shijon rrezet e diellit brenda një hapësire të rrethuar që njihet si Stacioni i mbarështimit të dhelprave të arktikut të kapura, i drejtuar nga Instituti Norvegjez për Kërkime në Natyrë (NINA) pranë Oppdalit, Norvegji, 21 mars 2023.  

Veterinerja Marianne W. Furnes, biologët Craig Jackson, Kristine Ulvund dhe Kang Nian Jap, bëjnë një pushim gjatë kontrolleve mjekësore të dhelprave në Oppdal, Norvegji, 26 korrik 2023.  Ndryshimet klimatike dhe humbja e habitatit bëjnë që mijëra specie në botë të jenë në prag të mbijetesës, duke ndërprerë zinxhirët ushqimorë dhe duke bërë që disa kafshë të ngordhin nga uria

Biologu Craig Jackson lëshon një këlysh dhelpre arktike përsëri brenda rrethojës, pas një kontrolli mjekësor, korrik 2023.

Një dhelpër arktike blu shihet brenda rrethojës me borë. 

Një plan për çiftëzim të Dhelprave të Arktikut varet në një mur brenda ndërtesës së zyrës në Stacionin e Mbarështimit të dhelprave arktike të kapura, pranë Oppdalit, Norvegji, 4 shkurt 2024.

Një dhelpër e bardhë mashkull duke gërmuar për strofull brenda tharkut ku po mbahet.

Mishi i ngrirë, me të cilin do të ushqehen dhelprat arktike.

Biologu Kang Nian Jap bart një këlysh dhelpre arktike brenda një qese për të kryer një kontroll mjekësor.

 

"Ne kemi bërë një rrugë të gjatë", tha biologia Kristine Ulvund duke shtuar: "Unë mendoj se ne ende kemi rrugë për të bërë para se të mund të themi se ne vërtet e kemi shpëtuar specien".

Biologët Craig Jackson, Kristine Ulvund, Kang Nian Jap dhe veterinerja Marianne W. Furnes kapin këlyshët e dhelprave për t'u kryer kontrolle mjekësore.

Studiuesit bëjnë një foto me një kamerë termografike të një këlyshi dhelpre arktike, gjatë një kontrolli mjekësor.

Një dhelpër arktike blu dhe një e bardhë vrapojnë pasi u lanë të lira në natyrë në Parkun Kombëtar Hardangervidda pranë Geilos, Norvegji, 8 shkurt 2024.

Toralf Mjoen bart një dhelpër të bardhë arktike në një kuti transportuese prej druri për udhëtimin e saj rreth 500 kilometra në jug, ku do të lëshohet në natyrë në Oppdal, Norvegji më 7 shkurt 2024.

Këlyshët e dhelprave arktike rriten në një mjedis të rrethuar në natyrë pranë Oppdalit, një zonë e largët rreth 400 kilometra në veri të Oslos, ku shkencëtarët monitorojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre përpara se ata të lëshohen në natyrë.

Një këlysh dhelpre arktike duke luajtur me një litar... 

Një dhelpër e bardhë arktike femër pas çiftëzimit. Dhelprat arktike ishin drejt zhdukjes në të gjithë Skandinavinë nga gjuetarët që kërkonin gëzofin e tyre të bardhë si bora, deri në vitet 1920-1930 kur u bë ndalimi i gjuetisë së tyre.

Dy këlyshë dhelpre arktike duke luajtur... 

Me popullsinë aktuale të dhelprave arktike, shkencëtarët thanë se mund të duhen edhe 25 vjet të tjera për të arritur objektivin e programit që 2000 dhelpra arktike të jetojnë të lira nëpër Skandinavi - me kusht që ato të ushqehen dhe të jenë të ngopura.