Moti i butë gjatë dimrit lë zbrazët shtigjet e skijimit në Evropë

Kjo ishte skena me të cilën u përshëndetën pushuesit që shpresonin të bënin ski në malin Bjelashnicë, afër Sarajevës, më 5 janar.

 

Më në veri, në qytetin turistik të Bosnjës, Vlashiq, situata dukej e ngjashme, me copa akulli krokante në shtigjet e skijimit zakonisht të mbuluara nga bora në këtë periudhë të vitit.

Një shteg skijimi por me gurë, në Bjelashnicë më 4 janar.

Temperaturat rekord të larta gjatë dimrit janë regjistruar kohët e fundit në vendet anembanë Evropës, duke përfshirë Bosnjën, Bjellorusinë dhe Hungarinë, duke ua lehtësuar evropianëve barrën e faturave të ngrohjes, por duke i lënë skiatorët pa shpresë .

Një shteg skijimi e krijuar me makina bore pranë një vendpushimi skish në pjesën perëndimore të Rumanisë, në Hunedoara. Imazhi u publikua nga resorti i skive Complex Montana më 1 janar.

Tarraca e një hoteli skijimi në Vlashiq më 3 janar.

Për mungesë bore është raportuar gjithashtu në Evropën Perëndimore dhe në Bullgari.
 

Fotografja Olga Revenko është me pushime me familjen e saj në Bansko, një qytet skish në Bullgari. Ajo i tha Radios Evropa e Lirë se, për shkak të mungesës së borës, shpatet atje aktualisht kanë vetëm një shteg të hapur dhe pjesa më e madhe e aktivitetit është e kufizuar në “zona të vogla të sheshta ku fillestarët dhe fëmijët mësohen të rrëshqasin”.

Tezgat e skive të mbyllura në Bjelasnicë më 5 janar. Pronarët e bizneseve në shpatet e Bosnjës thonë se shumë vizitorë i kanë paketuar gjërat dhe janë larguar herët ditët e fundit.

Një qendër skijimi kryesisht pa borë në Bjelashnicë më 5 janar.

Dino Korugiq, një menaxher i një hoteli në Vlashiq, Bosnje, i tha AP-së, se "Tani për tani, kur duhet të mirëpresim skiatorët në malin tonë, nuk kemi borë, kështu që nuk ka dyshim se biznesi ynë do të ketë rënie".

Turistët që teleferikun në Bjelashnicë më 5 janar. Sipas parashikimeve të motit deri në mes të janarit për malet e Bosnjës, temperaturat do të jenë rreth 0 gradë celsius, me vetëm një shtresë të lehtë bore.

Imazhe surreale nga Ballkani, Rumania dhe gjetkë nëpër Evropë tregojnë resorte pothuajse tërësisht pa borë, në mes të sezonit të skijimit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)