Si u ndërtua dhe u rindërtua mauzoleu i Leninit një shekull më parë

Mauzoleu i Leninit (në anën e djathtë të fotografisë) në Sheshin e Kuq në tetor të vitit 1962.

Në mesin e ndërtesës së Kremlinit dhe kupolave të Katedrales së Shën Vasilit, mauzoleu i Leninit ka qenë një pikë referimi në qendër të Moskës për 100 vjet. Por, ky vend dikur dukej shumë më ndryshe.

Bolshevikët gjatë përurimit të një memoriali në muret e Kremlinit.

Në vitet pas revolucionit bolshevik të vitit 1917, vendi i mauzoleut ku ndodhën sot, ishte vendi ku u vendosën shumë përkujtimore për komunistët që u vranë në revolucionin e vitit 1917 dhe që u varrosën në varrezat masive ku gjendet muret e Kremlinit. Në këtë fotografi të realizuar në nëntor të vitit 1917, Vladimir Lenin, (në qendër të fotografisë nga ana e majtë), shihet duke qëndruar pothuajse në vendin e njëjtë ku u varros vite më vonë kufoma e tij e balsamosur.

 

Statuja e një punëtori e vendosur në Sheshin e Kuq. Fotografia daton nga vitet ’20.

Më 1922, ky monument i një punëtori u vendos disa metra në jug të vendit ku së shpejti do të ndërtohej mauzoleu i Leninit.

Bolshevikë të lartë, përfshirë Feliks Dzerzhinsky (i treti nga e majta)  - themeluesi i policisë famëkeqe sekrete sovjetike  që organizoi vrasje masive të kryera nga bolshevikët – shihen duke parë trupin e Leninit në fundin e janarit të vitit 1924.


Pas vdekjes së Leninit kishte nisur debati se çfarë do të bëhej me trupin e tij. Josef Stalini kërkoi që kufoma të balsamosej dhe të ekspozohej për publikun, duke thënë se ruajtja e trupit “nuk është në kundërshtim me zakonet e vjetra ruse”. Leon Trotsky, një tjetër udhëheqës bolshevik, dha idenë që të bëhej një relikë e ngjashme sikur e ndonjë shenjtori për revolucionarin e pafe. Ruajtja e kufomës për nderim publik nuk do të kishte “asgjë të përbashkët me shkencën e marksizmit”, protestoi ai.

Mauzoleu  i parë për trupin e pajetë të Vladimir Leninit, i fotografuar me gjasë në fund të janarit të vitit 2023.

Një ditë pas vdekjes së Leninit, arkitekti Aleksei Shchusev u thirr në Kremlin dhe u urdhërua që të ndërtonte një strukturë monumentale ku do të vendosej trupi gjatë funeralit të themeluesit sovjetik dhe ai këtë gjë duhet ta bënte për tri ditë. Monumenti prej druri përfundoi sipas planit dhe mijëra qytetarë sovjetikë shkuan për të parë trupin e balsamosur të Leninit.

Liderët bolshevikë, përfshirë Josef Stalinin (i treti nga e djathta) në platformën e krijuar për vrojtim në mauzoleun e dytë më 1926.

Në mars të vitit 1924, ky mauzole prej druri u ndërtua nga Shchusev. Disa probleme ishin identifikuar në dizajnin e parë që ishte më i vogël, përfshirë edhe ngrohtësinë e krijuar nga fluksi i vazhdueshëm i qytetarëve që e vizitonin, e që rrezikonin të shkaktonin kalbjen e mbetjeve mortore të Leninit.

Një prej gati 100 plan-projektesh për mauzoleun e Leninit që u dorëzuan më 1925.

Në janar të vitit 1925 u hap një konkurs për projektimin e një mauzoleu të përhershëm për trupin e balsamosur të Leninit.
 

Një tjetër plan-projekt i mauzoleut që tregon se si mund të dukej Sheshi i Kuq.

Themelet e mauzoleut të Leninit që u ndërtua në fund të viteve ’20.

Arkitekti Aleksei Shchusev paraqiti një skicë për një mauzole prej graniti me ngjyrë të kuqe dhe të zezë, që i ngjasonte dy ndërtimeve të mëparshme prej druri. Graniti i zi do të përfaqësonte “zinë”, ndërkaq dizajni me shkallë të trasha do të sugjeronte idenë se “Lenini vdiq, por puna e tij vazhdon”, shpjegoi më vonë ai.
 

Vizitorët duke hyrë në atë që u bë mauzole i Leninit dhe Stalinit në gusht të vitit 1957.

Pas vdekjes së Josef Stalinit më 1953, trupi i tij i balsamosur u ekspozua pranë atij të Leninit. Mauzoleu u përshtat për të shfaqur emrat e dy diktatorëve sovjetikë në hyrje të mauzoleut.

Blloku prej granitit, i larguar nga mauzoleu i Leninit dhe Stalinit dhe i vendosur afër Moskës më 1993.

Në vitin 1961, në periudhën e “de-stalinizimit” në Bashkimin Sovjetik, ky bllok prej graniti u hoq nga mauzoleu dhe u vendos përgjatë mureve të Kremlinit.
 

Një paradë në Shesin e Kuq në vitin 1970. Udhëheqësit sovjetikë mund të shihen të rreshtuar përgjatë platformës për vrojtim të mauzoleut.

Mauzoleu shërbeu si simboli kyç i pushtetit sovjetik dhe si i tillë ishte cak i shumë sulmeve, përfshirë edhe një sulmi vetëvrasës më 1973 kur u vranë sulmuesi dhe një çift që kishte hyrë në mauzole pas tij. Trupi i Leninit raportohet se nuk ishte dëmtuar nga shpërthimi i bombës.
 

Trupi i balsamosur i Leninit brenda mauzoleut më 1993.

Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, mauzoleu dhe trupi i balsamosur i Leninit janë shndërruar në relike të sikletshme për Rusinë. Mauzoleu zakonisht errësohet gjatë paradave ushtarake dhe debati, mbi atë nëse duhet varrosur përfundimisht figura e ideologjisë së majtë që shkatërroi mijëra jetë të pafajshme, është ndezur që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991.

Sipas një sondazhi të vitit 2017, 63 për qind e të anketuarve ishin në favor të varrosjes së Leninit, ndërkaq 31 për qind mendonin se trupi i tij i pajetë duhet të qëndrojë në mauzole. Ky opinion i shumicës, megjithatë, duket se nuk do të diskutohet për momentin. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë vazhdimisht se trupi do të mbetet aty ku është, “të paktën”, është shprehur ai, “derisa të kemi shumë njerëz që e lidhin jetën e tyre me të”.

Pasi Vladimir Lenini vdiq në janar të vitit 1924, Sheshi i Kuq i Moskës u shndërrua në vendin e një sërë strukturash që u ndërtuan për kufomën e balsamosur të themeluesit të Bashkimit Sovjetik. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)