Në frontin e acartë të Ukrainës

Një pjesëtar i shërbimit ukrainas i Brigadës 79 ecën në një rrugë, mes sulmit të Rusisë në Ukrainë, në rajonin e Donjeckut, Ukrainë, 12 janar 2024.

Pavarësisht disa përparimeve, kundërofensiva e madhe e nisur nga Kievi muaj më parë, ka dështuar shumë, me të dyja palët që tani përballen me realitetin e luftës pozicionale.

Anëtarët e shërbimit ukrainas të brigadës së 79-të duke qëlluar me një obus L119 drejt trupave ruse, pranë qytetit të vijës së parë të frontit, Marinka, në rajonin e Donjeckut, Ukrainë, 12 janar 2024.

Ushtarët ukrainas të brigadës së 128-të të veçantë të sulmit malor Transcarpathian të Forcave të Armatosura të Ukrainës marrin pjesë në stërvitje me tanke, në rajonin Zaporizhia, Ukrainë, 11 janar 2024.

Anëtarët e shërbimit ukrainas të brigadës së 79-të duke mbushur me municion një obus L119 për të qëlluar drejt forcave ruse në rajonin e Donjeckut, Ukrainë, 12 janar 2024.

Një ushtarak ukrainas tymos duhan teksa mban një pozicion në llogore në rajonin Zaporizhia, Ukrainë, 14 janar 2024.

Një ushtarak ukrainas nga brigada e 92-të përgatitet të gjuajë me mortajë 120 milimetërshe 2B16 "Nona-K", e cila u kap në betejën me ushtrinë ruse, drejt trupave ruse, në një pozicion afër Bahmutit në rajonin e Donjeckut në Ukrainë, 10 janar 2024.

Një ushtarak ukrainas i Brigadës së 92-të të Veçantë Sulmuese pranë një obusi vetëlëvizës M109A5 Paladin në një pozicion pranë Bahmutit, ndërsa po bie borë, rajoni i Donjeckut, Ukrainë, 16 janar 2024.

Një ushtarak ukrainas përgatit predha artilerie 155 milimetërshe në një pozicion të mbuluar me borë në Zaporizhja, Ukrainë, 14 janar 2024.

Një ushtarak ukrainas i brigadës së 92-të me shenjën e thirrjes "Myron", shihet brenda një strehe të improvizuar afër Bahmutit më 10 janar 2024.

Një pozicion i ushtrisë ukrainase teksa qëllon me një obus M777 drejt pozicioneve ruse në Zaporizhja, 14 janar 2024. 

Një ushtarak ukrainas duke mbajtur pozicionin e tij mes të ftohtit dhe borës. 

Disa ushtarë ukrainas tymosin cigare në një pozicion afër vijës së frontit në rajonin Zaporizhja, 14 janar 2024.

Ushtarët ukrainas duke kontrolluar fortifikimet e sapondërtuara kundër tankeve, të quajtura 'dhëmbët e dragoit' dhe telat me gjemba, pranë kufirit me Rusinë në rajonin Çernihiv, Ukrainë, 10 janar 2024.

Një ushtarak ukrainas i brigadës së 92-të me shenjën e thirrjes "Diak" 43, qëndron në një pozicion pranë Bahmutit 10 janar 2024.

Artem, një ushtar i batalionit të këmbësorisë, brigada e 61-të e mekanizuar, përkëdhel një qen në një llogore afër vijës së frontit në rajonin e Harkivit, Ukrainë, 6 janar 2024.

Përgatitja e predhës 120 milimetërshe për ta hedhur drejt pozicioneve ruse, Bahmut 10 janar 2024.

Një tank i ushtrisë ukrainase mes ngricave të shkaktuara nga temperaturat e ulëta ndërsa luftimet me forcat pushtuese ruse po i afrohen vitit të dytë, Zaporizhja më 11 janar 2024.

Forcat ukrainase kanë marrë një qëndrim më mbrojtës në shumë pjesë të frontit të acartë, pasi një kundërofensivë, e nisur vitin e kaluar, nuk arriti të thyente vijat tejet të fortifikuara ruse në jugun dhe lindjen e okupuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)