Qentë e luftës, ngushëllim për ushtarët ukrainas në vijën e frontit

Ushtari ukrainas, Oleksandr i Brigadës 24, duke luajtur me një qenush në llogore, në vijën e parë pranë fshatit ukrainas, Nju Jork, më 4 prill 2023.

Lufta dhe qentë kanë një histori të gjatë së bashku, që daton që nga lashtësia. Rolet e tyre kanë variuar nga stërvitja për beteja e deri te shërbimi si skautë, roje, korrierë dhe qen gjurmues.

Një ushtar ukrainas nga Brigada 3 e Veçantë Sulmuese duke pozuar për një fotografi me një qen në një strehë në pozicionin e tyre të vijës së parë pranë Bahmutit më 23 prill.

Për shumë ushtarë, roli i këtyre maskotave me gëzof është ai i rehatisë dhe mbështetjes emocionale.  

Një pastor gjerman i quajtur Bas shoqëron njësinë e mortajistëve "Edelweiss" pas kthimit të tyre nga luftimet e ashpra pranë Bahmutit. Njësia e shpëtoi qenin gjatë një misioni pranë Kievit verën e kaluar dhe që atëherë, ai ka udhëtuar me ta në vende të ndryshme në krye të detyrës përgjatë vijës së frontit.

Ushtarët ukrainas duke ecur me qenin e njësisë së tyre në një vend të pazbuluar pranë qytetit të vijës së parë, Kremina, më 13 mars 2023.

Një qen i quajtur Chip qëndron ulur pranë ushtarëve ukrainas ndërsa ata riparojnë një tank pranë  vijës së parë të frontit në Bahmut, 20 janar 2023.

Yaroslav, 34 vjeç, përkëdhel një qen ndërsa komunikon me shokët e tij ushtarë për koordinatat e objektivit të mbledhura nga dronët pranë Bahmutit, 1 dhjetor 2022.

Ivani, ushtar ukrainas, përkëdhel një qen në një pozicion në vijën e frontit në rajonin e Mikolajivit, 26 tetor 2022.

Odin, një qen që jeton me ushtarët ukrainas, pushon pranë një pushke AK-74 pranë vijës së frontit në rajonin e Mikolajivit, më 21 tetor 2022.

Ushtarët ukrainas dhe një qen duke shikuar nga pozicionet në llogore jashtë Bahmutit, 5 tetor 2022.
 

Një ushtar ukrainas duke luajtur me një qen në territorin e çliruar në rajonin e Harkivit, 12 shtator 2022.

Një ushtar ukrainas, i shoqëruar nga një qen, vëzhgon pozicionet ruse në zonën industriale të qytetit të Severodonjeckut, 20 qershor 2022.

 

Lidhja mes mikut më të mirë të njeriut, qenit, dhe ushtarëve ukrainas, fiton një rëndësi edhe më të madhe, pasi ata ndajnë vuajtjet e luftës ndërsa shërbejnë në vijat e frontit në Ukrainën lindore. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)