Java përmes fotove

Disa gra myslimane ukrainase duke pozuar gjatë një ngjarjeje për shënimin e Ditës Botërore të Hixhabit, në Kiev, Ukrainë, më 1 shkurt.

Një punonjës kirgiz duke mbushur thasë me qymyr në një treg në Bishkek, Kirgizi, më 3 shkurt. Për shkak të mungesës së gazit dhe energjisë ujore, shumë aziatikoqendrorë përdorin thëngjillin për t'u ngrohur dhe për t'i furnizuar me rrymë shtëpitë e tyre.

Një fotografi nga droni shfaq një veturë duke lëvizur nëpër një zonë të mbuluar nga bora, në Debrecen, Hungari, më 2 shkurt.

Një ushtar ukrainas duke u larguar nga një strehë në vijën e frontit me separatistët e mbështetur nga Rusia, afër fshatit Verknetoretskoje, në rajonin e Donetskut, në lindje të Ukrainës, më 1 shkurt.

Një grua duke shitur lule, në qendër të Beogradit, në Serbi, më 1 shkurt.

Një burrë afgan, i lënduar në një aksident rrugor, duke marrë trajtim mjekësor në një spital në Kandahar, Afganistan, më 1 shkurt.

Një polic rumun qëndron me këmbë të lidhura me një zinxhir të trashë, gjatë një tubimi të mbajtur para parlamentit të Rumanisë, në Bukuresht, më 2 shkurt. Rreth 1,500 policë, roja burgu, dhe punonjës të pensionuar të sistemit të mbrojtjes nga mbarë vendi iu bashkuan një proteste për t'i kërkuar qeverisë që të zbatojë ligjin për pagimin e stafit nga fondet publike.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, duke shikuar gjatë një vizite në katedralen e Shën Sofisë, në Kiev, Ukrainë, më 1 shkurt.

Liliya, majtas, dhe Tatyana, të dyja banore të një fshati në periferi të Donetskut, në Ukrainë, duke biseduar më 30 janar me një gazetar në një bodrum të përdorur si strehim kundër bombave, në territorin e kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia, jo shumë larg vijës së frontit me forcat qeveritare ukrainase. Liliya dhe pesë persona të tjerë jetojnë në një ndërtese banimi prej pesë katesh, pa ngrohje apo ujë.

Një ushtar ukrainas duke qëndruar në një llogre, në një pozicion në vijën e frontit me separatistët e mbështetur nga Moska, në rajonin e Donetskut, në Ukrainë, më 31 janar.

Disa burra duke bartur trupin e pajetë të priftit William Siraj, i cili, sipas policisë, u vra nga disa persona të armatosur të panjohur në Peshavar, Pakistan, më 30 janar.

Dy kalorës kirgizë duke marrë pjesë në një garë të sportit tradicional aziatikoqendror kok-boru (tërheqje e dhive), në fshatin Besh-Kungei, rreth 20 kilometra larg kryeqytetit Bishkek, në Kirgizi, më 30 janar.

Aktivistët në Kazan kanë organizuar një festival dritash në borë, për të tërhequr vëmendjen për problemet mjedisore, në rajonin e Tatarstanit, në Rusi, më 30 janar.

Një instruktor ushtarak duke i mësuar civilët me imitime prej druri të pushkëve Kallashnikov, gjatë një ore stërvitore në një fabrikë të braktisur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, më 30 janar, në kohën e frikës së vazhdueshme nga një pushtim i mundshëm rus.

Një zhytës duke marrë pjesë në një orë mësimore për zhytje në akull, në një qendër zhytjeje në qytetin e Vladivostokut, në lindjen e largët të Rusisë, më 30 janar.