Një javë nëpër fotografi

Një ushtar ukrainas ndihmon një djalë të veshur me rroba të blinduara që të mbajë një armë antitank suedeze AT4 në qendër të Kievit më 10 gusht.

Njerëzit me flamurin historik bardh-kuq-bardhë të Bjellorusisë marrin pjesë në një marshim nëpër Varshavë në përvjetorin e tretë të zgjedhjeve presidenciale të Bjellorusisë 2020 që u pasuan nga protesta masive mbi mashtrimin e dyshuar elektoral, 9 gusht 2023.

Një burrë afgan duke ecur në një fushë me grurë të goditur nga thatësira në lagjen Nahr-e-Shahi të provincës Balkh.

Siluetat e sintit shihen në skenë para një performance nga grupi gjerman i muzikës elektronike Kraftwerk, në qytetin Veszprem, në Hungari.

Vendi i një sulmi vdekjeprurës raketor nga forcat ruse në një zonë të banuar në Zaporizhja, Ukrainë, më 9 gusht.

Një grua afgane mbi një gomar së bashku me fëmijët e saj në një rrugë në distriktin Tagab të provincës verilindore Badakshan.

Tymi ngrihet mbi një plantacion të mbjellë me luledielli në vijën e frontit në rajonin e Donjeckut në Ukrainën lindore.

Policia armene ndalon një protestues jashtë ndërtesës së qeverisë në Jerevanin qendror më 8 gusht. Policia armene arrestoi disa protestues, kryesisht veteranë lufte, pasi bllokuan një ndërtesë qeveritare, duke kërkuar nga autoritetet të ndërmarrin hapa për t'i dhënë fund bllokadës së korridorit të Laçin nga Azerbajxhani. Korridori i Laçinit është rruga e vetme që lidh rajonin separatist të populluar nga armenët të Nagorno-Karabakut me Armeninë.

Banorja vendase Olha Paramonova, 49 vjeçe, dhe nëna e saj, Natalya, shikojnë çatinë e shkatërruar të shtëpisë së tyre, të dëmtuar nga bombardimet e fundit, në Donjeckun e kontrolluar nga Rusia.

Një burrë afgan i ulur në një restorant në Mazar-i-Sharif.

Një shitës pakistanez në Karaçi duke shitur maska ​​dhe gjësende dekorative me ngjyrat e flamurit kombëtar, ndërsa kombi po përgatitej për të festuar Ditën e Pavarësisë më 14 gusht. Pakistani feston 76-vjetorin e pavarësisë nga sundimi britanik.

Një burrë duke mbajtur një grua të plagosur pas sulmeve ruse me raketa në qytetin Pokrovsk në Ukrainën lindore. Të paktën shtatë persona vdiqën në këtë sulm.

Një roje nderi gjeorgjiane merr pjesë në një ceremoni përkujtimore në një varrezë në Tbilisi më 8 gusht për ushtarët gjeorgjianë të vrarë gjatë luftës së vitit 2008 me Rusinë, 15 vjet më parë.

Një shatërvan i mbushur me shalqinj dhe pjepra në Departamentin e Shtetit në Sheshin e Kuq në Moskë. Pesë tonë fruta verore u përdorën për të dekoruar shatërvanin për të festuar fillimin e sezonit të shalqirit në Rusi.

Një ylber shihet pas Kullës Milad pas një stuhie shiu me erë në Teheran.

Një banor vendas duek fjetur në banesën e tij në një ndërtesë apartamentesh të dëmtuara gjatë një sulmi rus me raketa në Pokrovsk, Ukrainë.

Gra afgane duke pastruar leshin me shkopinj në një fabrikë tradicionale në provincën Herat.

Zyrtarët e policisë duek inspektuar vagonët në vendin e aksidentit pas daljes nga shinat të një treni udhëtarësh në Navabshah, Pakistan, më 6 gusht. Të paktën 31 njerëz u vranë në ktë aksident.

Radio Evropa e Lirë sjell fotografi nga ngjarjet kryesore që shënuan javën që lamë pas, si: dalja e një treni nga shinat në Pakistan ku vdiqën më shumë se 30 udhëtarë, pasojat e luftës në Ukrainë, protestat për t’i dhënë fund bllokadës së korridorit Laçin etj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)