Java nëpërmjet fotografive

Një shitës vendor duke shitur perime ndërsa po bie borë në Omsk, Rusi.

Një burrë afgan mban enë plastike për ujitje teksa kërkon klientë përgjatë një rruge në Kabul.

Një shitës pakistanez përgatitet të ngarkojë misër të pjekur në karroc në Lahore.

Peshkopi Gabor Mohos, peshkop ndihmës në Esztergom-Budapest, duke pritur nisjen e një sesioni të Asamblesë së Përgjithshme të 16-të të Sinodit të Peshkopëve në në Vatikan më 27 tetor.

Një ushtar duke kaluar pranë një pankarte që përshkruan Rusinë në zjarr me fjalët "Perandoria e keqe duhet të bjerë" në qendër të Kievit në mes të pushtimit rus të Ukrainës.

Një murgeshë ortodokse rumune mban trëndafila të kuq gjatë një procesioni pranë Katedrales Patriarkale në Bukuresht.

Punëtorët e rinj afganë renditin boçat e pishës pas korrjes në një fushë në provincën Nangarhar.

Një burrë duke mbledhur kripë në në distriktin Kalafgan të provincës Takhar të Afganistanit.

Ekipi i Iranit merr pjesë në paradën e atletëve gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Paralimpike Aziatike në Hangzhou të Kinës.

Punëtorët në periferi të Kievit, Irpin, rindërtojnë një rrugë që u shkatërrua gjatë luftimeve ndërmjet forcave ukrainase dhe atyre ruse vitin e kaluar.

Një grua duke ecur përgjatë një argjinature të lumit Moskva në Moskë.

Djem të rritur afganë duke luajtur kriket në një fushë në qendër të Kabulit.

Një grua mban një pishtar në një protestë antiqeveritare gjatë ngjarjeve që shënojnë 67-vjetorin e Kryengritjes Hungareze të vitit 1956 në Budapest.

Hapja e Lojërave Paralimpike Aziatike, protesta anti-qeveritare në Budapest, reshjet e borës në Rusi dhe jeta e përditshme në Afganistan. Këto janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)