Gazetaret ukrainase protestojnë në 6-mujorin e pushtimit

Gazetaret ukrainase mbanin pankarta ku bënin thirrje për lirimin e mbrojtësve të Batalionit Azov.

Kosova tha se do të strehojë 20 gazetarë dhe në mars ndau një vlerë prej 150.000 eurosh për strehimin e tyre.

Gazetaret ukrainase duke protestuar në Prishtinë kundër pushtimit rus të Ukrainës, në ditën kur ky vend shënon 31-vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik. 

Më 24 gusht u bënë gjashtë muaj prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës.

"Ndal Putin", një nga pankartat e gazetareve ukrainase në Prishtinë.

Programi “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë” është iniciuar nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

Aktualisht, në Kosovë janë strehuar nëntë gazetarë ukrainas. 

Gazetaret ukrainase të strehuara në Kosovë, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe në 6-mujorin e pushtimit rus, mbajtën një protestë simbolike në Prishtinë. Në Kosovë tashmë janë strehuar nëntë gazetarë ukrainas. Përveç vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Kosova është shprehur e gatshme të pranojë edhe 5.000 refugjatë ukrainas.