Java nëpërmjet fotografive

Ndërtimi i rrugës që lidh kryeqytetin e Prishtinës me Mitrovicën që nisi më 2009, nuk ka përfunduar ende. Për rreth 15 vjet, projekti u përcoll me probleme. Një segment prej rreth dhjetë kilometrash, nga gjithsej 40 sosh, i rrugës Prishtinë-Mitrovicë pritet të kryhet në fillim të vitit 2025, pasi Ministria e Infrastrukturës nënshkroi kontratë të re.

Një burrë duke bërë nderime në një memorial të improvizuar për ushtarët e rënë ukrainas nën shiun e dendur në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

Silueta e një pulëbardhë duke fluturuar derisa po bie borë kurse në sfond shihet dielli, Shën Petersburg, Rusi.

Fotografia tregon gjurmët e një cope predhe mortajash e cila ende qëndron e ngulitur në beton, në tregun kryesor të Sarajevës gjatë një ngjarjeje përkujtimore me rastin e 30-vjetorit e njërës prej dy masakrave të Markales". Në këtë masakër, nga një predhë e vetme mortajash e gjuajtur nga forcat serbe të Bosnjës në treg, u vranë 68 civilë dhe u plagosën 144 të tjerë më 5 shkurt 1994, gjatë rrethimit të Sarajevës.

Gratë duke votuar gjatë zgjedhjeve parlamentare në provincën Khyber Pakhtunkva në Pakistan më 8 shkurt.

Punonjësit e komunës dhe vullnetarët duke punuar në një ndërtesë të dëmtuar dy ditë pas një sulmi me raketa ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Fëmijë afganë duke blerë bukë në një furrë buke në Fayzabad në provincën Badakhshan.

Reflektimi në një copë pasqyre i një mundësi tradicional derisa po bënte ngrohte muskujsh për seancat e tij të përditshme të ushtrimeve në Lahore, Pakistan.

Banorët e një ndërtese apartamentesh 18-katëshe të dëmtuar rëndë mblidhen jashtë pas sulmeve ruse me raketa në Kiev dhe rajone të tjera më 7 shkurt.

Atletja ukrainase, Sofia Lyskun, garon në Kampionatin Botëror të Ujit në Doha, Katar.

Një polic i armatosur pakistanez duke bërë roje gjatë një aktiviteti të fushatës zgjedhore në qytetin port jugor të Karaçit.

Një ushtar ukrainas duke tymosur duhan nën rrjetat e kamuflazhit pranë vijës së frontit në rajonin e Donjeckut.

Djemtë afganë duke luajtur në borë në provincën Badakhshan.

Mbështetësit e ish-kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif, në një tubim gjatë fushatës zgjedhore në qytetin Khudian Khas. Zgjedhjet parlamentare në Pakistan u mbajtën më 8 shkurt.

Një burrë me një kostum ariu largohet nga një lokal në Odesa qendrore, në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës nga Rusia.

Besimtarët rusë mblidhen rreth një zjarri gjatë një rituali budist pastrimi pranë tempullit Datsan Gunzechoinei në Shën Petersburg, Rusi.