Java nëpërmjet fotografive

Afganet protestojnë në Islamabad më 15 gusht kundër Qeverisë të udhëhequr nga talibanët, teksa shënohet përvjetori i dytë i marrjes së kontrollit të Afganistanit nga militantët.

Një anëtare e komunitetit të krishterë mban një kryq në duar gjatë një proteste kundër incidenteve të dhunshme në Karaçi, Pakistan.

Një ushtar ukrainas gjatë stërvitjeve ushtarake në rajonin e Dnipropetrovskit.

Fëmijët lozin në një shatërvanë në qendër të Kievit.

Një i krishterë shikon shtëpinë e vandalizuar nga një turmë myslimanësh në Jaranvala, Paksitan. Policia ka arrestuar mbi 100 persona pasi një turmë e zemëruar pas pretendimeve se është përdhosur Kurani nga një i krishterë sulmuar kishat dhe shtëpitë e minoritetit të krishterë.

Qytetarët presin në trafik pas bllokimit të një rruge pas reshjeve të mëdha të shiut në Islamabad.

Ushtarët ukrainas shpërndajnë fletushka duke iu bërë thirrje ushtarëve rusë që të dorëzohen. Fletushkat janë vendosur në raketat që hidhen dajret pozicioneve ruse në afërsi të Bahmutit, në rajonin ukrainas të Donjeckut.

Ushtarët ukrainas udhëtojnë me një autoblindë afër vijës së frontit në Bahmut, në rajonin e Donjeckut.

Kalëruesit marrin pjesë në sportin tradicional të Azisë Qendrore, që njihet si kok-boru apo buzkashi në Kupën e Botës për Kok-Boru në Kirgizi.

Një vajzë pikturon në fytyrë flamurin kombëtar për të festuar Ditët e Pavarësisë në Karaçi të Pakistanit.

Punëtorët e shpëtimit punojnë në një qendër të shkatërruar tregtare gjatë sulmeve ajrore ruse në Odesa të Ukrainës.

Një meteor duke kaluar nëpër Kuklica të Maqedonisë së Veriut.

Një person valëvitë një flamur gjatë festimeve në Islamabad për 76-vjetorin e pavarësisë.

Lyubova Tolchina, 63 vjeçe, shikon e mërzitur shtëpinë e dëmtuar të djalit të saj, Vitaly, 40 vjeç, i cili u vra një ditë më parë nga bombardimet në Donjeck, në zonën e kontrolluar nga rusët në Ukrainë.

Në dritaren e një faltoreje në Shiraz të Iranit, shihet dëmi i shkaktuar nga një plumb.

Një fermere në Zhurivka, në rajonin e Kievit në Ukrainë.

Forcat e sigurisë së talibanëve gjatë paradës së mbajtur për të shënuar dyvjetorin e marrjes së pushtetit. Kakul, 15 gusht 2023.

Gratë afgane mbajnë pankarta të shkruara në Dari ku thuhet: “një mysliman nuk mund të jetë kundër të drejtës së grave për t’u shkolluar dhe për të punuar”. Ato mbajtën protestë për këto dy çështje në Mazar-e-Sharif të Afganistanit.

Turistët shikojnë stuhinë që po afrohet pranë një bunkeri ushtarak gjerman të ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fshati Ezerets, Bullgari.

Punëtorët korrin gjethet e duhanit oriental në një fushë të mbjellë me duhan në Pellagonia, zonë e madhe bujqësore në Maqedoninë e Veriut, afër qytetit të Prilepit.

Një pensionist pushon gjatë protestës në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Pensionistët po kërkojnë rritjen e pensioneve.

Një grua në muzeun e Luftës së Madhe Patriotike (që njihet ndryshe edhe si Muzeu i Fitores). Ky është muzeu më i madh i historisë ushtarake në Moskë të Rusisë.

Tatyana Skrypnikova, 60, që është lënduar për shkak se është goditur nga një predhë, shikon shtëpinë e dëmtuar të fqinjit të saj. Kjo shtëpi u dëmtua pas bombardimeve në fshatin Zaoskillja, afër Kupjanskut në rajonin e Harkivit.
 

Stërvitjet ushtarake të vullnetarëve në forcat e armatosura ukrainase. Lviv, Ukrainë.
 

Protestat e afganëve në dyvjetorin e rikthimit në pushtet të talibanëve, dëmet e shkaktuara nga turma myslimanësh në Pakistan ndaj pronave të të krishterëve, stërvitjet ushtarake të vullnetarëve ukrainas dhe kalimi i një meteori. Këto janë disa prej ngjarjeve që ndodhën në javën që lamë pas të cilat Radio Evropa e Lirë i sjell përmes kësaj fotogalerie.