Java nëpër fotografi

Një rrotë Ferris dhe dritat dekorative të Krishtlindjeve, të marra me një shpejtësi të ulët dhe të zmadhuara, shihen në tregun e Krishtlindjeve në qendër të Bukureshtit.

Një djalë afgan duke mbajtur disa balona teksa ecën përgjatë një shtegu në distriktin Barmal të provincës Paktika, më 15 dhjetor.

Pjesëtarë të korit duke kënduar këngë ndërsa mbajnë qirinj për të festuar Ditën e Shën Luçisë në Kishën Ungjillore Luterane të Shën Katerinës në Shën Petersburg, Rusi, më 13 dhjetor.

Anëtarët e Ansamblit të Valleve Popullore Beryozka, i themeluar nga koreografja ruse Nadezhda Nadezhdina, duke performuar gjatë një koncerti të titulluar "Mrekullia koreografike ruse", që shënon 75-vjetorin e themelimit të ansamblit në Pallatin Shtetëror të Kremlinit më 12 dhjetor.

Guvernatori i provincës Sindh të Pakistanit, Kamran Tessori, duke i dhënë një copë tortë një elefanti femër të quajtur Sonia me rastin e ditëlindjes së saj të 16-të në  Parkun Safari në Karaçi.

Një grua duke kaluar pranë vitrinës së shtëpisë së modës Gucci, e cila është e mbuluar me një pllakë për t'u mbrojtur nga copat e granatave, ku është shkruar "Gucci është hapur", në qendër të Kievit më 12 dhjetor.

Njerëzit duke kaluar rrugën mes reshjeve të borës në qendër të Kievit më 12 dhjetor.

Personat që u plagosën në përleshjet që shpërthyen në Chaman, në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit, duke u transferuar në një spital në Quetta, Pakistan, më 11 dhjetor.

Demonstruesit në Beograd gjatë një tubimi në mbështetje të serbëve në Kosovë që po protestojnë kundër veprimeve të Prishtinës zyrtare në veri të Kosovës, më 12 dhjetor.

Një burrë me një elektrik dore gjatë ndërprerjes së energjisë elktrike në Odesa, më 12 dhjetor.

Protestuesit ndezin flakë dhe bëjnë gjeste pranë policisë së trazirave gjatë një tubimi kundër një ligji të diskutueshëm mbi kompetencat presidenciale në Podgoricë, më 12 dhjetor.

Një punëtor pakistanez duke punuar në një fabrikë që prodhon punime artizanale të bëra me gurë kripe në Karaçi, Pakistan.

Një burrë duke shëtitur qenin në një park të mbuluar me borë në Sofje, më 13 dhjetor.

Anëtarët e pakicës së krishterë pakistaneze marrin pjesë në një paradë para Krishtlindjeve, në Karaçi, Pakistan, më 11 dhjetor.

Banorët duke shikuar rrëzimin e kontrolluar të një ndërtese të bombarduar në Borodyanka, Ukrainë, më 13 dhjetor.

Një vrimë e shkaktuar nga një shpërthim predhe në kupolën e një kishe shihet pas asaj që zyrtarët rusë në Donjeck thanë se ishte bombardim nga forcat ukrainase, Ukrainë lindore, më 15 dhjetor.

Pemët tradicionale gjeorgjiane të Krishtlindjeve janë ekspozuar për shitje në një treg rrugor në Tbilisi, më 16 dhjetor.

Ndërtesa e Bashkisë në pjesën e vjetër të qytetit të Sarajevës është ndriçuar më 16 dhjetor.

Oficerët e policisë kufitare hungareze duke patrulluar përgjatë kufirit me Serbinë, më 15 dhjetor.

Një zyrtar i qeverisë lokale duke asgjësuar produkte ushqimore me afat të skaduar, të hequra nga dyqanet në periferi të Kandaharit.

Peizazhe dimri, ndriçimet me rastin e festave të fundvitit, organizime kulturore por edhe ngjarje të tjera shënuan javën që lamë pas, prej nga REL sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)