Fotografitë e javës

Para Këshillit të Qytetit, në Lviv, Ukrainë, 109 karroca të zbrazëta paraqitën më 18 mars numrin e fëmijëve të vrarë gjatë pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës.

Një çift, i zhytur me pluhur të ngjyrosur, duke shijuar një moment dashurie, gjatë festivalit Holi, në Çenai, Indi, më 18 mars. Holi, i njohur edhe si Festivali i Ngjyrave, është festival i lashtë i indianëve hindu, i cili simbolizon fitoren e së mirës ndaj të keqes, dhe shënon ardhjen e pranverës.

Një grua e zhvendosur nga Ukraina, duke ecur bashkë me qenin e saj, në kufirin ukraino-rumun, në Siret, në veriun e Rumanisë, më 16 mars.

Një pllakat me portretin e presidentit rus, Vladimir Putin, i shfaqur gjatë një proteste para ambasadës së Rusisë, në Riga, Letoni, më 17 mars.

Një grua duke shikuar Dritat e Veriut, nga bregu i liqenit Ladoga, në rajonin e Leningradit, në Rusi, më 14 mars.

Një grua ukrainase duke përqafuar macen e saj brenda një vagoni treni, në një stacion nëntokësor hekurudhor, i cili po përdoret si strehim kundër bombave, në Kiev, Ukrainë, më 8 mars.

Duart e një nuseje pakistaneze duke u zbukuar me stoli dhe vizatime, gjatë një ceremonie në Ravalpindi, Pakistan, më 16 mars.

Një burrë duke pritur klientë, teksa shiste rrjeta kundër mushkonjave, pranë një rruge në Peshavar, Pakistan, më 16 mars.

Një fermer afgan duke punuar në fushat me lule, në periferinë e Kandaharit, në Afganistan, më 15 mars.

Disa samsa, pite tradicionale aziatikoqendrore me mish, duke u pjekur në një furrë në Osh, Kirgizi, më 16 mars.

Zjarrfikësit duke luftuar me flakët në një ndërtesë banimi, pasi ajo u bombardua nga forcat ruse, në Kiev, Ukrainë, më 15 mars.

Disa persona në Londër, Britani, duke shfaqur banderola dhe një flamur ukrainas, teksa okuponin më 14 mars një ndërtesë, e cila besohet se është pronë e oligarkut rus, Oleg Deripaska.

Një fermer duke punuar në një fushë me lulëkuqe në provincën e Kandaharit, në Afganistan, më 14 mars.

Olivia, 2-vjeçare, duke mbajtur miun e saj, Maya, pasi mbërriti më 12 mars bashkë me familjarët e saj nga Kievi, në një qendër të përkohshme strehimi në Zheshov, Poloni, për personat e zhvendosur nga pushtimi rus i Ukrainës.

Zjarrfikësit duke larguar trupin e një gruaje të moshuar, pas bombardimeve ruse në një zonë banimi, në Kiev, Ukrainë, më 15 mars.