Fotografitë e javës

Një vajze të vogël duke iu hapur goja gjatë një ceremonie për shënimin e fillimit të vitit akademik, në një shkollë në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinjev, më 1 shtator.

Presidenti rus, Vladimir Putin, duke bërë nderimet e fundit para arkivolit të ish-udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev, në Spitalin Qendror Klinik, në Moskë.

Kadetët ukrainas duke u ushtruar për një situatë emergjente, gjatë një stërvitjeje në një vendstrehim kundër bombave, në ditën e parë të shkollës, në një lice kadetësh në Kiev.

Nxënësit shkollorë duke marrë pjesë në një ceremoni për të shënuar fillimin e vitit shkollor, mes pushtimit rus të Ukrainës, në Buça, më 1 shtator.

Një portret i udhëheqësit të fundit të Bashkimit Sovjetik, njëherësh laureatit të Çmimit Nobel për Paqe më 1990, Mikhail Gorbachev, i shfaqur në kujtim të tij, në zyrën e tij, në Fondacionin Gorbachev në Moskë, më 31 gusht. Gorbachev, i cili ndryshoi rrjedhën e historisë duke nxitur shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe i cili ishte një ndër figurat e mëdha të shekullit të 20-të, vdiq në Moskë më 30 gusht, në moshën 91-vjeçare.

Kandilat e detit, që kanë pushtuar bregun e Detit të Azovit, në distriktin Temriukski, në Rusi.

Fotografi ajrore që shfaq zonat e përmbytura të banimit, pas shirave të rrëmbyeshëm në distriktin e Xhafarabadit, në provincën e Baloçistanit, në Pakistan.

Mbështetësit e klubit të futbollit Partizan duke hedhur fishekzjarrë gjatë një ndeshje të SuperLigës së Serbisë, ndërmjet Partizanit dhe Yllit të Kuq në Beograd.

Një lopë duke qëndruar në një fushë, teksa tym i zi ngrihej nga vija e frontit e luftës në Ukrainë, në rajonin e Mikollaivit.

Vajzat në një rrugë të Kabulit duke marrë pjesë në një festë të talibanëve për shënimin e përvjetorit të parë të tërheqjes përfundimtare të trupave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Afganistani.

Gratë e Kirgizisë me veshje tradicionale duke ecur gjatë një festivali gjahu, nja 30 kilometra larg Bishkekut.

Banorët vendës duke kaluar lumin e fryrë të Svatit me ndihmën e një litari, pas reshjeve të mëdha në provincën e Kiber Paktunkvës, në Pakistan.

Një lule dielli e rritur mes rrënojave të një shtëpie të bombarduar në Çernhiv, Ukrainë.

Një elefant i sapolindur afrikan duke u afruar me nënën e tij, në një kopsht zoologjik në verilindjen e Hungarisë.

Tenistja ukrainase, Daria Snigur, duke shenjën e një zemre me duar mbi një karficë me ngjyrat e flamurit të vendit të saj, pasi mposhti Simona Halepin e Rumanisë, gjatë rundit të parë të kampionatit të tenisit U.S. Open.

Aktivistët duke mbajtur një flamur gjigant ukrainas, gjatë një ngjarjeje të quajtur Ukraina e Bashkuar, në Kiev.

Një djalë katërvjeçar ukrainas duke dalë nga një vendstrehim afër shtëpisë së tij, në fshatin Pereizne, në rajonin e Donjeckut.

Një familje duke qëndruar nën një tendë, të ngritur pranë shtëpisë së tyre të shkatërruar, të rrethuar nga uji, pas përmbytjeve në provincën jugperëndimore pakistaneze të Baloçistanit.