Java nëpërmjet fotografive

Vajzat zgjasin duart për të marrë ushqime gjatë festimeve për të shënuar përvjetorin e lindjes së Profetit Muhamed në Karaçi, Pakistan, më 29 shtator.

Banorët vendas duke shikuar vendin e ngjarjes ku ndodhi një shpërthim vetëvrasës me bombë në Mastung, në rajonin jugperëndimor të Baluçistanit, Pakistan më 29 shtator.

Refugjatët që ikin nga Nagorno-Karabaku në pjesën e pasme të një kamioni, pasi kanë kaluar kufirin pranë Kornidzorit, Armeni.

Nuset dhe dhëndurët gjatë një ceremonie martesore masive për 125 çifte në Mazar-e Sharif, Afganistan.

Xhami i thyer i një prej automjeteve të Policisë së Kosovës, nga sulmi me armë zjarri nga një grup sulmuesish të armatosur më 27 shtator derisa ishin duke patrulluar në veri të Kosovës. Në këtë sulm u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.

Monumenti i Princeshës Olha të Kievit është veshur me një jelek antiplumb me një shenjë ku shkruan "Ajo ka nevojë për parzmore" për të tërhequr vëmendjen për nevojën për parzmore  të krijuara posaçërisht për gratë në mes të luftës Ukrainë - Rusi.

Një refugjat nga rajoni i shkëputur i Azerbajxhanit, Nagorno-Karabak, duke mbajtur një fëmijë teksa qëndron pranë një automjeti, pasi kanë arritur në fshatin kufitar armen të Kornidzor m 26 shtator.

Një tank i shkatërruar shihet nga dritarja e një automjeti të blinduar në vijën e frontit pranë Klishçijivkas në Ukrainën lindore.

Darya Yassinskaya e Kazakistanit gjatë paraqitjes së saj në traun e ekuilibrit në garën e gjimnastikës artistike të ekipit të vajzave në Lojërat e 19-ta Aziatike në Hangzhou, Kinë, më 25 shtator.

Një luftëtar taliban i saporekrutuar duke demonstruar forcën e tij në një ceremoni diplomimi në Xhalalabad, Afganistan.

Një djalë refugjat nga rajoni i Nagorno-Karabakut duke pritur në një qendër strehimi të përkohshëm në qytetin Goris, Armeni, më 25 shtator.

Cavid Ismayilov shihet pranë një rakete të ngulitur në tokë para shtëpisë së tij, e cila u shkatërrua gjatë luftës së vitit 2020 midis Azerbajxhanit dhe separatistëve armenë, në qytetin Terter më 24 shtator.

Një zog trishtil hap krahët për t'u ulur në pëllëmbën e një vajze që mban ushqim në dorë, në parkun natyror Ala-Archa të Kirgistanit.

Ushtarët ukrainas mbi një transportuesi të blinduar të personelit në Kostjantnjivka, rajoni i Donjeckut.

Ushtarët e ushtrisë amerikane duke qëndruar pranë një flamuri amerikan dhe një automjeti të blinduar të ushtrisë amerikane ndërsa marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake të NATO-s, Noble Plan 23, në terrenin ushtarak Novo Selo në Bullgarinë veriperëndimore.

Maryana Pochtar dhe bashkëshorti i saj, Oleksiy, me bazë në Kiev, janë themeluesit e projektit "Voodoo Orcs", i cili mbledh para për të blerë ndihma për ushtrinë ukrainase duke shitur kukulla të punuara me dorë nga uniformat e përdorura ushtarake ruse që përshkruajnë ushtarë rusë të plagosur.

Të afërmit duke qarë pranë një portreti në një gur varri në një varrezë përkujtimore në Baku.

Një djalë afgan duke vjelë pambuk në një fushë në provincën Kandahar.

Një grua duke mbajtur një qen derisa kalon pranë një shtëpie të dëmtuar rëndë nga bombardimet e fundit në Donjeckun e kontrolluar nga Rusia.

Një vajzë prek fotografinë e një të afërmi në Murin e Kujtesës të Mbrojtësve të rënë të Ukrainës në Kiev.

Burrat afganë përdorin një varkë për të kaluar lumin Kokcha në periferi të Fayzabadit, provinca Badakhshan.

Një burrë duke mbajtur gjësende brenda një shtëpie të dëmtuar rëndë nga bombardimet e fundit në Donjeck, Ukrainë.

Djem të rinj të veshur si kadetë dhe nxënëse shihen duke vallëzuar gjatë një ceremonie betimi në një monument të princit legjendar Volodymyr, një nga simbolet e kryeqytetit ukrainas në Kiev.