Fotografitë e javës

Një avion luftarak rus fluturon mbi një kryqëzim hekurudhor të përfshirë nga zjarri, pas bombardimeve të fundit në qytetin Shakhtarsk, afër Donjeckut, në Ukrainën e kontrolluar nga Rusia.

Një statujë luani e ndërtuar nga kubet lego u zbulua në urën e Pestit, e cila përshkon Danubin midis Budës dhe Pestit, në Budapest më 27 tetor. Statuja peshon rreth tre tonë dhe për ndërtimin e saj u deshën 850.000 kube dhe 28 ditë punë.

Një çift i moshuar përqafohen me njëri-tjetrin. Ata janë ulur në një stol në qytetin e Bakmutit në rajonin Donjeckut të Ukrainës lindore. Ky qytet, i njohur për minierat e kripës dhe vreshtat, është sulmuar prej muajsh nga forcat ruse.
 

Një grua pa shami në kokë qëndron mbi një automjet, derisa mijëra iranianë shihen rrugës drejt vendit ku është varrosur Mahsa Amini. Turma njerëzish u mblodhën më 26 tetor për të shënuar 40 ditë prej kur ajo vdiq në paraburgim në Teheran. Policia e moralit e arrestoi nën dyshimet për shkelje të rregullave të hixhabit.

Artistët nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tbilisi performojnë në kryeqytetin gjeorgjian.
 

Dielli perëndon pas kupolës së Katedrales së Krishtit Shpëtimtar në qendër të Moskës.

 

Një grua ha darkë nën dritën e qirinjve, për shkak të masave të kursimit të rrymës në kryeqytetin moldav, Kishinau.
 

Një anëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës qëllon me mortaja përgjatë vijës së frontit në rajonin e Harkivit.

Një eklips i pjesshëm diellor është kapur teksa të rinjtë që kërcejnë në një trampolinë në periferi të Lahores në Pakistan, më 25 tetor.

Një ushtare e EUFOR-it (Forcës Evropiane) merr pjesë në një stërvitje ushtarake në bazën Butmir në Sarajevë.

Një këmbësore kalon pranë një billbordi në një nga rrugët e Moskës - ku shihen ushtarë rusë dhe në slogan thuhet: "Ushtria e Rusisë - Ushtria e Profesionistëve".

Një grua ushqen një fazan në kopshtin zoologjik në Mykolayiv në Ukrainën lindore. Nëntë raketa goditën zonën e kopshtit zoologjik në fillim të luftës. Tani kopshti zoologjik është i hapur vetëm gjatë fundjavave.

Një ushtar rregullon kapelën e tij gjatë shënimit të Ditës së Ushtrisë së Rumanisë në Bukuresht.

Njerëzit strehohen brenda një stacioni të metrosë në Kiev - gjatë një sulmi me raketa ruse në kryeqytetin ukrainas.

Pamje e një eklipsi të pjesshëm diellor në Budapest, Hungari.

Aktivistët mjedisorë përleshen me policinë, derisa protestojnë kundër ndërtimit të një ure të re mbi lumin Danub në Novi Sad.

Një makinë kalon përmes një pylli me llojllojshmëri drunjsh e ngjyrash vjeshte. Mavrovë, Maqedonia e Veriut.

 

Policia ruse dhe ushtarët e Gardës Kombëtare patrullojnë Sheshin e Kuq të Moskës, si pjesë e masave të përforcimit të sigurisë.