Java nëpërmjet fotografive

Kalorësit kirgizë duke marrë pjesë në garën që njihet si kok-boru, në një ditë të ftohtë në fshatin Gornaya Maevka, jashtë Bishkekut. Kok-boru është një lojë tradicionale e Azisë Qendrore e ngjashme me polo, në të cilën kalorësit synojnë të hedhin kufomën pa kokë të një dhie në portën e kundërshtarëve të tyre.

Minatorë dhe anëtarë të sindikatave të Bullgarisë duke protestuar para Parlamentit bullgar në Sofje, më 12 janar.

Gratë duke pritur në një strehë nëntokësore në Bahmut, pasi kanë marrë ndihma humanitare ndërsa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon.

Banorët duke hequr mbeturinat ndërsa mbajnë gjësende nga një dyqan i shkatërruar nga granatimet e fundit në Donjeck.

Një grua duke mbajtur një fëmijë në krahë derisa ecën nëpër një fushë të mbjellë me kultura bujqësore në periferi të Xhalalabadit, Afganistan.

Punonjësit e bashkisë flenë në një autobus në qendër të Moskës, ndërsa temperaturat ranë në minus 15 gradë celsius më 11 janar.

Fëmijët afganë duke bartur lulelakra në një fushë në periferi të Xhalalabadit.

Një burrë duke ecur në një rrugë në një ditë të ftohtë me borë në qytetin siberian Tara, në rajonin Omsk.

Fëmijët e zhvendosur brenda vendit të prekur nga përmbytjet shihen duke ndjekur mësimet pranë një kampi të improvizuar në zonën e goditur nga përmbytjet,Dera Allah Yar në rrethin Xhafarabad të provincës Baluçistan të Pakistanit, më 9 janar.

Një grua duke shtyrë një karrocë dore të ngarkuar me perime dhe një fëmijë, në një rrugë me borë në Kabul, më 11 janar.

Një burrë duke notuar në pishinën e hapur Chayka në Moskë, mes temperaturave nën zero.

Një shitës erëzash dhe frutash të thata në Karaçi, Pakistan.

Fëmijët afganë duke luajtur me një gomë përgjatë një rruge në Xhalalabad.

Oficerët e policisë në Kirgistan duke arrestuar gazetarin e Radios Evropa e Lirë, Bakytbek Torogeldi, i cili po mbulonte një protestë pranë ndërtesës së Qverisë në Bishkek, më 10 janar.

Njerëzit ecin pranë një kopje prej akulli të Katedrales së Shën Vasilit, në qendër të Moskës.

Një vajzë vendase duke përkëdhelur një qen në një rrugë në qytetin e sulmuar të Bahmutit në rajonin Donjeck të Ukrainës.

Trupat e policisë serbe të Bosnjës duke marshuar gjatë një parade në Sarajevën Lindore, më 9 janar, për të shënuar Ditën e Republika Sërpska, ku serbët përbëjnë shumicën. 

Një shitës afgan duke pastruar borën nga çatia e dyqanit të tij në një treg në Mazar-e Sharif.

Një burrë duke ngarë një motoçikletë ku ka hipur edhe tre fëmijë për t'i dërguar në shkollë, në Lahore, Pakistan.

Ekipet ukrainase të shpëtimit duke punuar në një vend pas një sulmi me raketa ruse në një treg lokal në fshatin Shevçenkove në rajonin e Harkiv më 9 janar.

Njerëzit duke marrë pjesë në një funeral në një fshat të mbuluar me borë në Luginën Neelum në Kashmirin e administruar nga Pakistani.

Refugjatët ukrainas dhe diaspora në kryeqytetin çek, Pragë, bëjnë qirinj të improvizuar për ushtrinë në vijën e parë të luftës nga pushtimi rus.

Fëmijët ukrainas me flamuj kombëtarë ndërsa qëndrojnë roje në një pikë kontrolli të improvizuar pranë Slovijanskut në rajonin e Donjeckut.

Një djalë afgan bart një tabaka me bukë përgjatë një rruge në një treg në Kandahar.

Një punëtor duke punuar në fabrikën e prodhimit të lopatave Shams Madina, e para e këtij lloji në vend, në Kandahar, Afganistan.

Një grua duke ushqyer pëllumba në qytetin e vjetër të Sarajevës.

Një imazh i marrë me dron tregon mjegullën rreth Kalasë Salgo pranë Salgotarjanit, Hungari.

Një burrë kalon me veturë pranë një murali me portretin e presidentit rus, Vladimir Putin, në anën e një ndërtese apartamentesh në Kashira, rajoni i Moskës, Rusi.

Një ndërtesë banimi e dëmtuar rëndë nga një sulm rus me raketa në Dnipro, Ukrainë, më 14 janar.

Në këtë fotogaleri mund të shikoni disa prej fotografive më të veçanta të javës së dytë të vitit 2023, në rajonet që mbulon Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)