Java nëpër fotografi

Njerëzit duke kaluar pranë një murali që përshkruan personazhet e filmave të famshëm sovjetikë në ndërtesën e kompanisë filmike "Lenfilm" në Shën Petersburg, Rusi.

Disa vogëlushë ukrainas të veshur si ushtarakë shihen duke kënduar gjatë një ceremonie në Liceun e Shtetit në Kiev. 

Disa udhëtarë pakistanezë duke ecur në një rrugë mes smogut të rëndë në Lahore.

Frutat e mollës ende në degë ndërsa ka rënë borë në fshatin Çekaski Tishki në rajonin e Harkivit.

Monumenti i Pavarësisë së Kazakistanit është mbuluar me dëborë përpara selisë së administratës së qytetit në Almaty.

Njerëz nga të gjithandej Malit të Zi marrin pjesë në një tubim në Podgoricë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Yevhenia duke qarë për bashkëshortin e saj, hendbollistin e njohur ukrainas, Yevhen Kolesnichenko, gjatë  ceremonisë mortore në katedralen Mykhaylo Golden Doms në Kiev, më 16 nëntor. Kolesnichenko vdiq gjatë një beteje me trupat ruse pranë Bakhmutit, rajoni i Donjeckut.

Zjarrfikësit duke punuar për të shuar zjarrin në një ndërtesë banimi të goditur nga një sulm me raketa ruse në Kiev, më 15 nëntor.

Një burrë duke luajtur me kitarë në një tubim në qytetin e rimarrë, Herson, në Ukrainën jugore, më 14 nëntor.

Një burrë mysliman bullgar duke mbajtur të birin para një ceremonie masive të synetisë në fshatin Ribnovo.

Mjegulla mbi kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevën, një buzëmbrëmje.

Në fshatin Tsentralne në rajonin e Hersonit të Ukrainës, anëtarët e familjes takohen për herë të parë pas disa muajsh, pasi trupat ruse u tërhoqën nga zona.

Një punëtor duke instaluar dritat dekorative në qendër të Kievit për festimin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, në qendër të Kievit, në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës nga Rusia.

Një makinë duke lëvizur përgjatë një rruge në qytetin siberian Tara, në rajonin Omsk të Rusisë.

Një burrë duke shikuar telefonin e tij celular në brigjet e lumit Moskva në qendër të Moskës.

Një vizitor duke shikuar ekspozitën "Ukraina. Në kthesën e epokës", në sallën qendrore të ekspozitave Manege në Moskë.