Fotografitë e javës

Një modele duke prezantuar një kreacion gjatë një shfaqjeje me fustana nusërie në Karaçi të Pakistanit.

Pikat e shiut rrokullisen në fytyrën e një statuje të një çifti të përqafuar në qendër të qytetit të Druzhkivkas, ku shumë banorë janë evakuuar, në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck.

Një prift ortodoks gjatë një ceremonie mortore për 20 persona të paidentifikuar të vrarë gjatë pushtimit rus të Ukrainës në shkurt dhe mars, që u gjetën në një varrezë në qytetin Buça.

Atletja Maryna Bekh-Romanchuk nga Ukraina shihet e mbuluar me rërë gjatë kualifikimit në kategorinë kërcim i trefishtë për femra gjatë Kampionatit Evropian 2022 në Mynih.

Artistët duke performuar teksa njerëzit mblidhen për të protestuar kundër lehtësimit të rregullave të prerjes së druve nga Qeveria e kryeministrit Viktor Orban, për të përmbushur kërkesën e shtuar për dru zjarri në mes të rritjes së çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike, në Budapest.

Një grua pranë bregut të liqenit Velencei në Gardony, Hungari. Për shkak të nxehtësisë dhe thatësirës, niveli i ujit në liqen ka rënë në 55 centimetra, 8 centimetra nën nivelin më të ulët të matur ndonjëherë.

Vajtuesit duke bartur trupin e një viktime që pësoi nga sulmi me bombë në një xhami në Kabul më 18 gusht. Shpërthimi gjatë lutjeve të mbrëmjes më 17 gusht vrau më shumë se 21 njerëz, në mesin e tyre edhe një klerik të shquar, ndërsa plagosi dhjetëra të tjerë.

Veterinerët nga organizata globale e mirëqenies së kafshëve, Four Paws, duke kryer një operacion dentar te një elefant në një kopsht zoologjik në Karaçi, Pakistan.

Një vizitor duke shikuar një vepër artistike instalacioni të quajtur "Tell Me Your Story" nga artisti japonez Chiharu Shiota në Prishtinë më 16 gusht në edicionin e 14-të të Bienales Nomade Evropiane të mbajtur në Kosovë.

Një grua duke mbajtur një ombrellë teksa kalon pranë një qendre tregtare të shkatërruar në Buça, jashtë Kievit.

Zogjtë duke fluturuar mbi liqenin Tuzkol në rajonin Almaty të Kazakistanit.

Një burrë duke pastruar mbeturinat në një apartament që u shkatërrua pas granatimeve ruse në Nikopol, Ukrainë.

Pjesëmarrësit duke fryrë flluska sapuni në Festivalin e artit Sziget (sipas Ishullit Sziget) në Budapest.

Luftëtarët talebanë mbajnë armë ndërsa qëndrojnë të hipur mbi një automjet Humvee, për të festuar përvjetorin e parë të rënies së Kabulit, pranë ndërtesës së Ambasadës së SHBA-së, në kryeqytetin afgan më 15 gusht.

Anëtarët e lëvizjes së Ushtrisë Rinore të Rusisë dhe pjesëmarrës të tjerë në një forum ushtarak-teknik në Moskë më 15 gusht.

Atletja hungareze, Zsofia Kovacs, fërkon duart me pudër para finales në kategorinë ushtrime në dysheme për femra, në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike në Mynih, Gjermani.

Njerëzit duke ndihmuar zjarrfikësit të shuajnë flakët pas shpërthimeve në një magazinë fishekzjarresh në një qendër tregtare në Jerevan, më 14 gusht.

Një çift duke e luhatur fëmijën në një luhatëse pranë shtëpisë së tyre tashmë të shkatërruar nga një sulm me raketë më 16 gusht në Kramatorsk, në Ukrainën lindore.

Sofia Polcanova e Austrisë (majtas) dhe Bernadette Szocs e Rumanisë festojnë fitoren në ndeshjen finale të pingpongut për femra në Kampionatin Evropian të Mynihut 2022, më 18 gusht.

Njerëzit e prekur nga shirat e monsunike presin për ndihmë në Hyderabad, Pakistan.

Shirat e dendur kanë marrë jetën e më shumë se 300 vetave deri më tani në Pakistan dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në provincat Baluçistan dhe Sindh.

Vrimat e copëzave të hedhura nga një shpërthim në një skulpturë të një fëmije pranë një shkolle në Siversk, rajoni Donjeckut.

Një shfaqje mode me fustana nusërie në Karaçi, Kampionati Evropian i Gjimnastikës Mynihu 2022, shirat monsunike në Pakistan, si dhe skena nga lufta në Ukrainë janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografi të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)