Fotografitë e javës

Qindra njerëz u mblodhën në qendër të Kievit më 18 qershor, duke ndezur pishtarë në kujtim të aktivistit Roman Ratushniy, që u bë një figurë e njohur në revolucionin pro-perëndimor të Ukrainës në vitin 2014. Ratushniv, 24 vjeç, u vra më 9 qershor në betejën kundër trupave ruse për qytetin Izium në lindje të vendit.

Një pelegrine duke u lutur në një faltore Lahore, Pakistan, më 16 qershor.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri italian Mario Draghi, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës në Irpin, Ukrainë, më 16 qershor.

Shëtitja me balona me gas gjatë perëndimit të diellit mbi Yakhroma, rreth 75 kilometra në veri të Moskës më 16 qershor.

Chaneser, 45 vjeç, shihet në një pasqyrë të një traktori teksa bën një pushim nga puna në një fabrikë tullash në Xhakobabad, Pakistan. Muajin e kaluar, Xhakobabadit iu dha epiteti i qytetit më të nxehtë në Tokë.

Dy djem irakianë duke ecur pranë fotografive të Muqtada al-Sadr dhe babait të tij, Mohamed Sadiq al-Sadr, në qytetin Sadr, bastioni i ndjekësve të Lëvizjes Sadrist në Bagdadin verilindor më 14 qershor.

Nuset afgane gjatë një ceremonie masive martese për 70 çifte të organizuar në Kabul, më 13 qershor.

Dhëndurët presin fillimin e një ceremonie masive martese në Kabul më 13 qershor.

Një burrë duke ngarë biçikletën gjatë ceremonisë së hapjes së urës së xhamit mbi Kanionin Dashbashi, jashtë qytetit të Tsalkas, Gjeorgji, më 14 qershor.

Ura në degën e lumit Vjosa, në Brataj, Shqipëri, më 12 qershor.

Një shtëpi duke u djegur pasi u granatua gjatë një beteje gjuajtjesh me artileri midis trupave ukrainase dhe atyre ruse në qytetin Lisiçansk, në Ukrainën lindore, më 11 qershor.

Një djalë iranian duke pritur klientët në një pazar kapelash në Teheran, më 13 qershor.

Një vajzë afgane duke lexuar një libër brenda shtëpisë së saj në Kabul, më 13 qershor.

Një pamje e një anijeje të fundosur në portin detar të Mariupolit, Ukrainë, më 12 qershor.

Të afërmit, miqtë dhe shokët marrin pjesë në një funeral për ushtarakët ukrainas Oleksandr Synelnykov, Ihor Snitkin dhe Serhiy Malets, të vrarë në luftime, ManastirinSt. Michaels Golden-Domed në Kiev, më 11 qershor.

Një ushtarak ukrainas shikon nga tanku një pozicion në rajonin e Donjeckut të Ukrainës, 11 qershor.

Një vajzë iraniane duke shikuar në telefonin e saj në Teheran më 13 qershor.

Iriqët kundër-tank në një fushë me grurë në rajonin e Mikolajivit të Ukrainës jugore, më 11 qershor.

Punëtorët duke palosur thasë me pambuk në një fabrikë në Kandahar, Afganistan, më 11 qershor.

Mbetjet nga djegia e makinave përgjatë një rruge gjatë luftimeve të rënda në vijën e frontit në Severodonjeck, Ukrainë, më 11 qershor.

Një pjesëmarrës në Konkursin e XIV Ndërkombëtar të Baletit duke u përgatitur në prapaskenë para se të performojë në Skenën e Re të Teatrit Bolshoi në Moskë, më 8 qershor.

Një zjarrfikës duke pushuar pas betejës për fikjen e zjarrit në një shtëpi si pasojë e një sulmi ushtarak në Harkiv, Ukrainë, më 7 qershor.