Fotografitë e javës

Një ushtar iranian shpërndan pije për refugjatët afganë që janë mbledhur në kufirin ndërmjet Iranit dhe Afganistanit.

Njerëzit në parkun Zaryadye në Kremlin gjatë perëndimit të diellit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti rus, Vladimir Putin pas konferencës së mbajtur në Kremlin më 20 gusht.

Pjesëtarë të lëvizjes fetare të quajtur Vëllazëria e Bardhë performojnë një ritual në malin Rila, afër liqenit Babreka në Bullgari.

Një burrë në Moskë më 19 gusht mban flamurin rus në 30-vjetorin e puçit të dështuar ushtarak të gushtit të vitit 1991.

Vullnetarët zhvarrosin një kufomë nga një varr masiv, ku janë varrosur civilët dhe ushtarët e vrarë gjatë konfliktit në Ukrainë në rajonin e Donetskut, që kontrollohet nga separatistët.

Myslimanët shiitë marrin pjesë në ritualet për festimin e Ashureve në Karaçi të Pakistanit.

Një luftëtar taliban kalon pranë një salloni bukurie, ku imazhet e grave janë përdhosur.

Ky djalë provon uniformën e shkollës, teksa përgatitet të kthehet në shkollë në qytetin Simferopol të Krimesë.

Ushtarët amerikanë bëjnë roje në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul të Afganistanit.

Ushtarët ukrainas në Kiev marrin pjesë në ushtrimet për paradën ushtarake për Ditën e Pavarësisë.

Lopët kullosin në fshatin Pestera të Rumanisë.

Pazari i vjetër në Teheran i mbyllur pasi autoritetet iraniane vendosën izolim njëjavor për të luftuar valën e re të pandemisë së koronavirusit.

Një grua ndihmon nusen që të vishet me veshje tradicionale gjatë një dasme në fshatin Lubinjë e Poshtme në Kosovë.

Një pjesëmarrës në Paradën e Krenarisë në Bukuresht të Rumanisë.

Afganët e dëshpëruar ngjiten në një avion në aeroportin e Kabulit më 16 gusht në përpjekje për të ikur nga shteti, pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit.

Një spital i improvizuar për COVID-19 i hapur në Fshatin Olimpik në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Myslimanët shiitë në Peshavar të Pakistanit kryejnë ritualet për të shënuar Muajin e Muharremit, që është muaji i parë sipas kalendarit islamik.

Dy vajza kalojnë pranë një fontane në Bukuresht të Rumanisë.

Protestuesit pranë zyrës presidenciale përleshen me policinë gjatë një proteste të aktivistëve të një organizate të të djathtës ekstreme në Ukrainë.

Luftëtarët talibanë patrullojnë në rrugët e qytetit afgan, Kandahar, që është nën kontrollin e këtij grupi militant.