Fotografitë e javës

Njerëzit darkojnë në një platformë të ngritur në një lartësi prej 50 metrash në Shën Petersburg të Rusisë.

Një vajzë në Nucsoara të Rumanisë gjatë kontrollit të syve.

Garda e Kremlinit kalon në Sheshin e Katedralesh në Moskë, teksa bëhet ceremonia e ndërrimit të gardës.

Një punëtor duke prodhuar enë prej balte në Karaçi të Pakistanit.

Kjo grua shijon kohën e mirë teksa është ulur pranë ndërtesës së Qendrës Ndërkombëtare të Biznesit në Moskë.

Andrei Pivovarov, kreu i lëvizjes Rusia e Hapur, gjatë një seance gjyqësore në Krasnodar. Autoritetet e akuzojnë atë se vitin e kaluar ka mbështetur kandidatë për zgjedhjet lokale, të cilët i përkisnin organizatave “të padëshiruara”.

Një vajzë iraniane në Teheran kalon me biliçikletën e saj pranë një posteri me portretin e kandidatit për president, Ebrahim Raisi.

Afganët rikthehen në fshatin e tyre për të rindërtuar shtëpitë që u shkatërruan gjatë luftimeve mes forcave qeveritare dhe talibanëve në provincën Nangarhar.

Ushtarët e regjimentit presidencial gjatë ceremonisë së ndërrimit të gardës në Moskë.

Peshkatarët në Karaçi të Pakistanit.

Një pjesëmarrës në një gjysmë-maratonë në Omsk, freskohet nga ky person, gjatë një dite të nxehtë.

Këta persona, të veshur me uniformë ushtarake, ecin në shkallët e Pallatit të Parlamentit në Bukuresht, në Ditën e Fëmijëve. Mbi 10.000 fëmijë dhe të rritur vizituan këtë ndërtesë të kohës së komunizmit, që njihet edhe si Shtëpia e Popullit.

Kjo grua fotografon një veturë, teksa bëhen ushtrime përpara garës së Formulës Një në Baku të Azerbajxhanit.

Një aktor performon gjatë një festivali për fëmijët në parkun Gorky të Moskës.

Anëtarët e grupeve radikale protestojnë kundër një projektligji që ka për qëllim të kriminalizojë diskriminimi ndaj LGBT-së në Kiev të Ukrainës.