Fotografitë e javës

Një besimtar mysliman në Prishtinë, më 7 maj, merr pjesë në Lutjet e së Premtes pak para se myslimanët të përfundojnë Muajin e Ramazanit dhe të festojnë Fitën Bajramin. (AFP/Armend Nimani)

Kadetet ruse në Shën Petersburg marrin pjesë në provat për paradën e Ditës së Fitores. (epa-EFA/Anatoly Maltsev)

Balonat fluturojnë në qiellin e Krimesë në Ukrainë.(REL/Yevhen Zhuk)

Dy djalosh vëzhgon dëmet në shtëpinë e tij, pasi fshati i tij, Ziaratjah në Afganistan u godit nga vërshimet.(epa-EFA/Jalil Rezayee)

Qytetarët presin në radhë për t’u vaksinuar dhe për të përfituar një nga 100 kuponët për blerje të ndryshme në një qendër tregtare në Beograd. Autoritetet serbe po kërkojnë mënyra që të inkurajojnë qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit. qeveria serbe ka premtuar po ashtu një pagesë prej 25 eurosh për të gjithë ata që vaksinohen deri në fund të majit. (AP/Darko Vojinovic)

Ushtarë rusë kalojnë në Sheshin e Kuq të Moskës, para shënimit të 76-vjetorit të fitores së sovjetikëve ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.(AFP/Alexander Nemenov)

Një djalë afgan më 5 maj shtyn karrocën në rrugët e vërshuara të Kabulit. (AP/Rahmat Gil)

Një murgeshë kalon pranë një muri të dëmtuar të një kishe ortodokse në Donetsk. (AP/Alexei Alexandrov)

Kjo vajzë ecën në rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga vërshimet në provincën Herat të Afganistanit. Të paktën 46 persona vdiqën dhe 15 të tjerë ende janë të zhdukur, pas vërshimeve që goditën Afganistanin. (epa-EFE/Jalil Rezayee)

Ky person në Peshavar mbush bombolat e oksigjenit, teksa kërkesa për oksigjen është rritur për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus në Pakistan.(epa-EFE/Bilawal Arbab)

Kjo grua kirgize qëndron pranë shtëpisë së saj të dëmtuar në fshatin Maksat më 2 maj. Zëvendësministrja e Shëndetësisë së Kirgizisë, Aliza Soltonbekova tha se 36 qytetarë humbën jetën, 189 u lënduan dhe 58 mijë u evakuuan pas shpërthimit të dhunës më 28 prill. Dhuna zgjati për tre ditë dhe zyrtarët kirgizë thanë se dhuna shpërtheu pasi Taxhikistani vendosi kamera vëzhguese në një pjesë të kontestuar të kufirit mes këtyre dy shteteve. (AFP/Danil Usmanov)

Kjo vajzë iraniane lutet në xhaminë Sadegh gjatë Natës së Kadrit. Sipas besimit islam, në Natën e Kadrit ka zbritur libri i shenjtë, Kurani. (epa-EFE/Abedin Taherkenareh)

Anëtarët e lëvizjeve nacionaliste më 2 maj morën pjesë në një tubim për të shënuar shtatëvjetorin e përleshjeve vdekjeprurëse ku u vranë dhjetëra protestues në Odesa të Ukrainës.Në përleshjet e vitit 2014, 48 persona kishin vdekur teksa mbështetësit e Qeverisë ukrainase dhe protestuesit pro-rusë ishin përleshur. (AP/Felipe Dana)

Një besimtar mysliman hap një perde në një xhami në Karaçi të Pakistanit për të shikuar “itikafin”, që kërkon që besimtarët të qëndrojnë në xhami për të lexuar Kuranin dhe për t’u lutur në dhjetë ditët e fundit të Muajit të Ramazanit. (AP/Fareed Khan)

Ky person, që në krahun e tij ka bërë tatuazh portretin e ish-presidentit jugosllav, Josip Broz Tito, merr pjesë në një ceremoni më 4 maj, në 41-vjetorin e vdekjes së Titos. (AP/Darko Vojinovic)

Një prift spërkatë me ujë të shenjtë besimtarët gjatë një shërbimi për Pashkët Ortodokse në një katedrale në Donetsk në Lindje të Ukrainës. (Reuters/Alexander Ermochenko)
 

Një ushtar ukrainas bën me gisht drejt një helikopteri që po kalon sipër tij në Donetsk, në Lindje të Ukrainës. (AP/Felipe Dana)