Imazhe të rralla nga rindërtimi i Donbasit pas Luftës së Dytë Botërore

Një ndërtesë gjatë rinovimit në qytetin që sot njihet si Donjeck, menjëherë pasi Ushtria e Kuqe Sovjetike rimori rajonin e Donbasit nga forcat e udhëhequra nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Donjecku njihej si Stalino nga viti 1924 deri në vitin 1961.

Kjo foto është një nga disa të tjera që mbahen në arkivin e imazheve të Bibliotekës së Harvardit, që tregon rindërtimet pas luftës të rajonit lindor të Donbasit të Ukrainës gjatë viteve 1940.

 

Ky imazh tregon punëtorët duke riparuar pajisje në minierën e qymyrit Dzerzinsky.  

Donbasi u pushtua nga forcat naziste dhe italiane nga viti 1941 deri në vitin 1943. Shumica e fotove në këtë galeri janë realizuar mes viteve 1944 dhe 1949.
 

Ndërtesat pranë një miniere qymyri që u "shkatërrua nga Hiteritët" ndërsa forcat gjermane u tërhoqën, sipas shkruesit të titullit. 

Nga viti 2014 e këndej, rajoni i Donbasit është tronditur edhe një herë nga konflikti mes separatizmit të mbështetur nga Kremlini, që i parapriu luftës që vazhdon sot.
 

Një memorial pranë një miniere të paidentifikuar. Mbishkrimi thotë: "Këtu gjenden njerëzit sovjetikë të torturuar mizorisht për vdekje nga djajtë gjermano-fashistë gjatë pushtimit të Stalinos, 1941-1943".

Miliona ukrainas vdiqën në duart e forcave okupuese të udhëhequra nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila erdhi menjëherë pasi popullsia e Ukrainës Sovjetike u shkatërrua nga kriza e urisë e krijuar nga Kremlini, e njohur si Holodomor.

Një minator duke riparuar një pajisje në një foto nga seria e titulluar nga fotografi, "Reactivation Of Donbas Coal Mining" (Riaktivizimi i minierave të qymyrit në Donbas).

Një foto, e cila ka ndjesinë e një imazhi propagandistik të inskenuar, tregon punën për rindërtimin që po zhvillohej në fabrikën e hekurit dhe çelikut, në Donjeckun e sotëm. 

Në kohën kur u bënë këto foto, pati një fluks rusësh etnikë që lëviznin në rajonin e Donbasit për të marrë pjesë në rindërtimin e tij.

Një imazh, me mbishkrimin "Mijëra civilë të torturuar u hodhën poshtë boshtit të treguar më lart, i cili ndodhet në Kolerinë Kalinovka jo shumë larg Stalinos, kryeqytetit të Donbasit".

Donjecku më parë quhej Juzovka, sipas themeluesit të tij uellsian John Hughes, përpara se të emërohej sipas Stalinit.




 

Një mekanik kontrollon montimin e pajisjeve të rënda gjatë punës së restaurimit në Uzinën e Makinerisë Stalin, në Kramatorsk, në fund të viteve 1940.

Sipas një raporti të deklasifikuar të CIA-s nga viti 1952, fabrika ishte "80 për qind e dëmtuar gjatë luftës" dhe rifilloi funksionimin e plotë në maj të vitit 1949.

Rikonstruktimi i një ndërtese administrative në rrugën Artema, në qendër të Donjeckut. Ndërtesa u dëmtua rëndë gjatë luftës dhe më pas u rindërtua në stilin e "klasicizmit socialist".
 

Një pamje verore në Donjeckun e sotëm. Kinemaja që shihet në sfond, u hap në vitin 1939 dhe mori emrin e poetit ukrainas, Taras Shevchenko. Kinemaja vazhdon sot punën në qytetin ukrainas të pushtuar nga Rusia.
 

Një pamje mbi parkun Sherbakova në Donjeck tregon një urë që u ndërtua fillimisht nga xhenierët sovjetikë gjatë luftimeve për qytetin dhe më vonë u bë e përhershme.

Parku u emërua fillimisht sippas Postyshev Petrovychit, një komunist që luajti një rol kyç në shkatërrimin e trashëgimisë fetare të Ukrainës dhe në Holodomor. Pasi Petrovych u ekzekutua më 1938, për shkak se ishte pjesë e një "organizate trockiste (kritike e stalinizmit) të krahut të djathtë", parku u riemërua sipas funksionarit komunist Oleksandr Shcherbakov.
 

Një fabrikë në Kramatorsk. Fabrika u ndërtua në vitet 1890, më pas u mor dhe u zgjerua nga qeveria sovjetike.

Qymyri duke u ngarkuar në një vagon hekurudhor në një minierë të Donbasit që ishte restauruar kohët e fundit.

Një tramvaj duke kaluar pranë teatrit të Donjeckut, i njohur në atë kohë si "Teatri i Dramës Stalino". Aktivitetet në teatër tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2014, për shkak të vazhdimit të shfaqjeve të planifikuara mes trazirave të mbështetura nga Rusia që përfshinë  Donjeckun atë vit.

Shkrirja dhe përpunimi i hekurit në fabrikën e hekurit dhe çelikut të Stalinos, pas restaurimit të saj pas Luftës së Dytë Botërore.
 

Imazhet e rralla të ruajtura në një arkiv të SHBA-së tregojnë vitet e punës që u deshën për të rindërtuar rajonin e Donbasit të Ukrainës, herën e fundit që u shkatërrua nga lufta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)