Krishtlindjet në ferr: Vullnetari u shpërndau dhurata fëmijëve ukrainas

Oleksandra, 3 vjeçe, duke pritur në derën e shtëpisë së saj ardhjen e një furgoni që shpërndau  dhurata para Krishtlindjeve ortodokse në Bahmut, në rajonin Donjeck të Ukrainës.

Zyrtarët ukrainas thonë se gati 60 për qind e qytetit është shkatërruar gjatë luftimeve të ashpra që vazhdojnë të gjymtojnë dhe vrasin banorët e tij.

Piotr Kaszuwara, drejtor dhe themelues i organizatës për ndihma humanitare UA Future, mblodhi rreth dy mijë dhurata nga Polonia për t'ua shpërndarë fëmijëve në Ukrainë.

Gjatë një qetësie nga granatimet, Kaszuwara mundi të shpërndante dhurata, ndërsa Oleksandra dhe motra e saj Khrystyna, 4 vjeçe, po prisnin për të marrë të tyren.

Kaszuwara, një polak vendas që u shpërngul në Kiev pas fillimit të luftës, i ofroi  Anhelinës, 6 vjeçe një çantë me dhurata për të zgjedhur atë që donte.

Anhelina, 6 vjeç, mori një dhuratë për Krishtlindje nga organizata e ndihmës humanitare UA Future. Kjo organizatë shpërndau dhurata për fëmijët që jetojnë në strehimore nëntokësore para Krishtlindjeve ortodokse, ndërsa sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës vazhdojnë në Bakhmut, Ukrainë, 4 janar 2023. 

Derisa kalimtarët shikojnë drejt furgonit, Stanislavi, 13 vjeç, pret radhën e tij për dhurata.

Kaszuwara kishte organizuar mbledhjen e ndihmave humanitare për Ukrainën edhe në vitin 2014, derisa punonte si gazetare.
 

Lyubov, 9 vjeç, duke pritur në radhë për të marrë dhuratën. 
 

Ndërsa Tymuri, 4 vjeç, shikon një kuti që përmban dhuratat e tij.

 

 

Volodymyr, 11 vjeç, heq paketimin e dhuratës së tij për Krishtlindje pranë hyrjes në një strehë nëntokësore.

Kaszuwara kaloi disa ditë duke udhëtuar nëpër Ukrainë për të shpërndarë dhuratat e Krishtlindjeve të mbledhura nga donatorët ndërkombëtarë.

Oleksandra dhe motra e saj Khrystyna më në fund morën  dhuratat e tyre për Krishtlindjet ortodokse.

Në një intervistë për mediat polake, Kaszuwara foli për dëshirën e tij për të sjellë kujtime të mira për fëmijët që po përballen me traumën e përditshme të luftës.

Derisa luftimet e ashpra vazhdojnë rreth qytetit ukrainas të Bahmutit, një vullnetar rrezikoi jetën e tij për t'u shpërndarë dhurata për Krishtlindjet ortodokse fëmijëve që po jetojnë nën bombardimet ruse. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)