Nga Kosova deri në Gazë: Ramazani nëpër botë

Kjo xhami në Prishtinë, u ndriçua me drita zbukuruese gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, Prishtinë, Kosovë, 19 mars 2024.

Një xhami e ndriçuar në Prishtinë gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, më 19 mars 2024.

Një rrugë e zbukuruar me drita me motive fetare në Prishtinë ku ndodhen disa xhami. 

Dekori me drita i vendosur për nder të muajit të shenjtë mysliman, Ramazanit, ndërsa në sfond ngrihet Sahat-kulla e Prishtinës. 

"Urime Ramazani", është shkruar pranë një xhamie në Prishtinë.  

Silueta e një djali teksa kalon kalon pranë dekoreve të Ramazanit në një qendër tregtare në Xhakartë, Indonezi, 18 mars 2024.

Një grua mbush pije me kuba akulli ndërsa besimtarët e tempullit Jin De Yuan shpërndajnë vakte falas për myslimanët që përgatiten të prishin agjërimin e tyre gjatë Ramazanit në tempullin në Xhakartë më 18 mars 2024.

Një burrë përgatit ushqimet për iftar gjatë Ramazanit në Dhaka, Bangladesh, 12 mars 2024.

Palestinezët e zhvendosur zbukurojnë tendat e tyre për Ramazan, në mes të konfliktit të vazhdueshëm mes Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, 9 mars 2024.

Iftari i familjes Al-Rabaya jashtë shtëpisë së tyre të shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite në Rafah, Rripi i Gazës, më 18 mars 2024.

Një burrë tund një fishekzjarre të bërë vetë ndërsa palestinezët e zhvendosur zbukurojnë tendat e tyre për Ramazan në Rafah, Rripi i Gazës, mars 2024.

Një burrë duke përgatitur pjatat me ushqim për iftar në xhaminë Wekanda Jumma në Kolombo, Shri Lankë, më 18 mars 2024

Besimtarët myslimanë marrin pjesë në lutjet e mbrëmjes të quajtura "Tarawih" gjatë natës së parë të muajit të Ramazanit, në xhaminë Amr Ibn El-Aas, xhamia e parë dhe më e vjetër e ndërtuar ndonjëherë në tokën e Egjiptit në Kajron e vjetër, Egjipt, 10 mars 2024.

Njerëzit duek ngrënë në "Ramadan District", një treg vjetor që zhvillohet gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit pranë Muzeut të së Ardhmes, në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, 17 mars 2024.

Një burrë mysliman pushon duke pritur iftarin për të prishur agjërimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në Xhaminë e Madhe Istiqlal në Xhakartë, Indonezi, 12 mars 2024. 

Vullnetarët përgatisin pjata ushqimore që u shpërndahen pastaj njerëzve gjatë Ramazanit, në një pikë të shpërndarjes së shujtave falas, në Peshavar, Pakistan, 16 mars 2024.

Besimtarët myslimanë duke ngrënë iftar në xhaminë Wekanda Jumma në Kolombo, Shri Lankë më 18 mars 2024.

"Ramazani është muaji i Kuranit", është mesazhi i shkruar me dritat e instaluara në mes të minareve të xhamisë Sulejmani në Stamboll, Turqi, 10 mars 2024. 

Besimtarët mysliman mblidhen për namazin e teravive gjatë muaji të Ramazanit në Times Square të Nju Jorkut, më 10 mars 2024

Besimtaret myslimane marrin pjesë gjatë lutjeve të mbrëmjes, teravive, gjatë muajit të Ramazanit, në xhaminë Istiqlal në Xhakarta, Indonezi, 11 mars 2024.

Një dekor dritash ku shkruan "Gëzuar Ramazanin" është ndriçuar në një zonë këmbësorësh në Frankfurt të Gjermanisë, më 10 mars 2024, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Vullnetarët organizojnë pjata me ushqim që do t'u shpërndahen njerëzve për iftar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në Lahore, Pakistan, 12 mars 2024.

Vullnetarët përgatisin pjata me ushqim që do t'i shpërndajnë për iftar në xhaminë Memon në Karaçi, Pakistan, më 12 mars 2024.