MOSKË

Raportohet se autoritetet ruse po ndërmarrin një operacion të madh të sigurisë për ta mbajtur rregullin në koncertin e sotëm të super yllit të pop muzikës, Madona. Raportohet se afro 7 mijë policë do të jenë në detyrë në koncert, që mbahet në stadiumin Luzhniki në Moskë. Pritet që koncertin do ta shikojnë afro 50 mijë dashamirë të muzikës.