MOSKË

Të gjithë 160 udhëtarët dhe 10 anëtarët e ekuipazhit raportohet të kenë vdekur kur aeroplani rus u rrëzua në territorin e Ukrainës. Më herët, zyrtarët rusë të emergjencave thanë se janë gjetur 30 kufoma në vendin e rrëzimit afër qytetit Donetsk.
Aviokompania Pulkovo, të cilës i përkiste aeroplani TU-154, tha se në mesin e udhëtarëve ishin 45 fëmijë. Nuk është e qartë se çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin e aeroplanit.
Një zyrtar i Ukrainës tha se pilotët kanë raportuar zjarr brenda aeroplanit në kohën kur fluturakeja gjendej në rreth 10 mijë metra lartësi.
Aeroplani fluturonte nga Rusia jugore për në Shën Petersburg.