UASHINGTON

Lufta mes Izraelit dhe Hezbullahut është pjesë e një lufte më të gjerë, asaj mes lirisë dhe terrorit, tha presidenti amerikan Bush.
Ai shtoi se Irani po mbështet grupet terroriste në Liban dhe Irak, mbështetje e cila duhet të marrë fund.
"Mesazhi i kësaj administrate është i qartë. Amerika do mbetet në sulm kundër Al Kaidës. Irani duhet t'i japë fund mbështetjes për terrorin dhe grupet e armatosura në Liban dhe Irak duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre. Nëse ato duan të marrin pjesë në jetën politike të vendeve përkatëse duhet të çarmatosen", tha Bush, duke komentuar armëpushimin që filloi dje në mëngjes mes Izraelit dhe Hezbullahut.