BERLIN

Shqiptarët e Kosovës do të fitojnë pavarësinë, ka thënë sot koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, në një intervistë për gazetën gjermaner Der Tageshpigel.
"Ky është padyshim një proces i gjatë por në fund do rezultojë me pavarësi" ka thënë Busek
Sipas tij "shqiptarët besojnë se pavarësia e Kosovës, tashmë është realitet. Ndërkaq nga ana tjetër ajo që serbët mbrojnë nuk është pikëpamje realiste pasi që gjerat nuk mund të vazhdojnë sikurse kanë qenë më parë" tha Busek.