VJENË

Në Vjenë sot përfundoi një konferencë e klerikëve myslimanë nga e gjithë Evropa. Në deklaratën përfundimtare kërkohet një integrim më i thellë i myslimanëve evropianë, por edhe ruajtja e identitetit të tyre. Në këtë konferencë, morën pjesë afro 130 imamë nga më se 40 vende. Morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Austrisë.