MONTEBELLO/KANADA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush ka pranuar disa frustrime për qeverinë e kryeministrit irakian Nuri Al Maliki, por tha se i përket popullit irakian të vendosë nëse do të vazhdojë ta mbështesë atë. Bush i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp pas samitit dy ditor me liderët e Kanadasë dhe Meksikës.