BERLIN

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se Gjermania nuk do ti plotësoj kërkesat e kryengritësve talibanë për tërheqjen e trupave gjermane nga Afganistani. Këto komente të zonjës Merkel u bënë pasi policia afgane njoftoi se ishte gjetur trupi i pajetë i një punonjësi humanitar që ishte rrëmbyer në jug të Afganistanit. Trupi ishte gjetur në provincën Wardak, ku më 18 të këtij muaji ishin rrëmbyer dy gjermanë dhe pesë afganë.