CHELYABINSK

Më shumë se 100 demonstrantë u tubuan në qytetin rus Chelyabinsk për të protestuar kundër politikës autoritare të presidentit Vladimir Putin.
Njëri nga organizatorët e të ashtuquajturit "Marshi i Disidentëve", Oleg Stifonov, i tha Radios Evropa e Lirë se protestat ishte paqësore.
"Rreth 150 njerëz morën pjesën në ngjarjen. Parullat ishin standarde për të gjitha Marshet e Disidentëve: kërkesa për dorëheqjen e presidentit Putin dhe parulla tjera sociale. Policia ishte korrekte", tha Stifonov.
Nuk u raportua për incidente apo për arrestime. Demonstrantët mbanin flamuj të mbuluar, në shenjë proteste kundër ndalimit të një proteste tjetër të grupimit të opozitës të quajtur "Rusia tjetër".