KABUL

Trupat afgane dhe pakistaneze u përleshën në zonën e trazuar kufitare, në kohën kur trupat afgane po hiqnin një pjesë të rrethojës të ngritur atje nga Pakistani. Zyrtarët në Kabul thanë se u kundërpërgjigjën me zjarr pasi ishin qëlluar nga forcat e Pakistanit, por ushtarakët e Pakistanit thanë të kundërtën.
Zyrtarët në Islamabad thanë se po ndërtojnë rrethojën me gjatësi 35 kilometra për të penguar militantët talebanë që të kalojnë kufirin ndërmjet dy vendeve.