UASHINGTON

Presidenti George Bush tha se varfëria e madhe në Amerikën Jugore është "skandal", i cili "te disa" ka shkaktuar dyshime në vlerat e demokracisë, dhe paralajmëroi ndihma më të mëdha të Shteteve të Bashkuara për rajonin.
"Në kohën e prosperitetit dhe begatisë në rritje, ky është skandal, por edhe sfidë", deklaroi presidenti Bush, tre ditë para vizitës një javëshe në Brazil, Uruguaj, Kolumbi, Guatemala dhe Meksikë.