UASHINGTON

Drejtori i spitalit kryesor ushtarak është larguar nga detyra, pas raporteve se trupat e plagosura në Irak dhe në Afganistan jetojnë në kushte të këqija.
Në deklaratën e ushtrisë thuhet se zyrtarët më të lartë e kanë humbur besimin te aftësia e gjeneral majorit George Wightman për ta drejtuar qendrën mjekësore Walter Reed në Uashington.