Franca dhe Danimarka konsiderohen vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19

Një grua me maskë duke ecur në një rrugë të Parisit.

Gjermania i vlerëson si dy vende me rrezik të lartë të përhapjes së koronavirusit Francën dhe Danimarkën.

Sipas një njoftimi të agjencisë së shëndetit publik, qytetarët e pavaksinuar të këtyre dy shteteve do të futen në karantinë kur të hynë në Gjermani.

Kjo masë do të hy në fuqi nga e diela dhe do të zbatohet edhe për udhëtarët nga Norvegjia, Libani dhe Andora, të cilët janë të pavaksinuar ose që nuk janë shëruar nga koronavirusi.

Lexoni edhe këtë: Gjermania kthen masat për të pavaksinuarit

Ditë më parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, bëri thirrje për fleksibilitet në marrjen e masave kundër COVID-19.

Rreth 68.7% e popullsisë është krejtësisht e vaksinuar në Gjermani, më pak se minimumi prej 75% që qeveria dëshironte të arrinte.