Shinzo Abe, kryeministri me shërbimin më të gjatë në Japoni, tha se ai ka vendosur të largohet nga posti i tij për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Abe u kërkoi falje qytetarëve japonezë, që nuk ishte në gjendje të kryejë detyrat e tij si kryeministër.
Abe gjithashtu tha se nuk i takon të vendosë se kush do të jetë pasardhësi i tij - duke ia lënë vendimin anëtarëve të partisë së tij qeverisëse Liberal Demokratike (LDP).
Por, ai tha se kryeministri i ardhshëm i Japonisë, duhet të vazhdojë të punojë në luftimin e pandemisë së koronavirusit.
Lajmi për dorëheqjen e Abe-s, ka çrregulluar tregjet financiare në Japoni, e cila tashmë po vuan nga një recesion.
Ai ka vuajtur nga një sëmundje inflamatore e zorrëve, por gjendja e tij mendohet se është përkeqësuar kohët e fundit.
Transmetuesi publik NHK tha se Abe, 65 vjeç, dëshironte të shmangte shkaktimin e problemeve për qeverinë e tij.
Sipas ligjit japonez, nëse dorëhiqet kryeministri, atëherë një kryeministër i përkohshëm e merr detyrën.
Zëvendëskryeministri, Taro Aso, i cili është edhe ministër i Financave, është i pari në radhë, i ndjekur nga sekretari i kabinetit Yoshihide Suga.