Franca "s'intervenon njëanshëm" në Siri

Siri...

Franca nuk do të intervenojë në mënyrë të njëanshme në Siri, ka thënë qeveria të mërkurën, një ditë pasi që Parisi tha se është i sigurt se regjimi ka përdorur gazin nervor sarin në konfliktin civil.

“Franca nuk do të ndërmarrë vendime të njëanshme dhe të izoluara...Tash kjo i përket komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë zëdhënësja e qeverisë Najat Vallaud-Belkacem , duke u përgjigjur në një pyetje mbi intervenimin e mundshëm ushtarak në Siri.

Ndërkohë, sot në Gjenevë, do të takohen diploamët rusë dhe amerikanë për të diskutuar perspektivën e konferencës së paqes, e cila synon përfundimin e konlfiktit në Siri.

OKB thotë se në luftën civile mes regjimit të Bashar Al Assadit dhe krynegritësve opozitarë janë vrarë më shumë se 80 mijë persona.